Lideri i opozitës, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin protestën qytetare që po zhvillohet prej ditësh, duke e cilësuar atë si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Sipas Berishës, pjesëmarrja dhe solidariteti i çdo shqiptari që beson te liria dhe demokracia janë thelbësore për suksesin e kësaj lëvizjeje.
‘Ai që e do vërtet Shqipërinë duhet të mendojë si të kontribuojë në suksesin e protestës që prej ditësh po trondit themelet e narko-qeverisë.
Përballë shqiptarëve qëndron një kryeministër që qeveris me mentalitetin dhe metodat e etërve të tij politikë. Prandaj, kjo protestë ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen, pjesëmarrjen dhe solidaritetin e çdo shqiptari që beson te liria, demokracia dhe e ardhmja e vendit’, shkruan Berisha në Facebook.
© SYRI.net