‘SPAK, vepro!’/ Andi Tepelena: Çfarë u bë me dosjen e Ballukut? Duam një Shqipëri të drejtë…

21:00, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivisti Andi Tepelena mbajti një fjalim gjatë protestës së 15-të para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij, ai i bëri thirrje të drejtpërdrejtë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të veprojë ndaj zyrtarëve të korruptuar, duke u ndalur te rasti i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku theksuoi se institucioni i drejtësisë ka sot mbështetjen e popullit shqiptar.

Tepelena kërkoi një Shqipëri më të drejtë dhe demokratike, ndërsa ngriti edhe shqetësimin për ecurinë e hetimeve lidhur me çështje që kanë qenë në qendër të debatit publik.

Tepelena: SPAK, vepro! SPAK-u sot ka vetëm një aleat. Sot SPAK-u ka aleat popullin shqiptar. Nuk ka asnjë lloj justifikimi. Nëse politika e ka penguar SPAK-un të veprojë, sot SPAK-u duhet të ndjehet i inkurajuar më shumë se kurrë, sepse ka aleat shqiptarët. Populli shqiptar bën thirrje: vepro, vë në pranga hajdutët, ata që kanë marrë peng Shqipërinë! Ne duam një Shqipëri të re, por mbi të gjitha duam një Shqipëri të drejtë, një Shqipëri demokratike. Ky është mesazhi më i mirë që duhet t'i jepet sot organeve të drejtësisë. Çfarë u bë me dosjen e Ballukut? Kemi 21 ditë që presim lojë fjalësh nga media që do bëjë kërkesën, kërkesën do...

Shqipëri e re! Shqipëri e re! Shqipëri e re! Shqipëri e re! Shqipëri e drejtë! Shqipëri e drejtë! Shqipëri e drejtë! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco