Prej ditësh, vala e protestave qytetare ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë, duke u shtrirë fuqishëm edhe në radhët e diasporës.
Së fundmi, pamje të mbërritura nga qytete italiane si Pisa dhe Roma tregojnë një organizim të konsiderueshëm dhe një reagim të fortë nga ana e qytetarëve shqiptarë që jetojnë atje, të cilët janë shprehur në solidaritet me zhvillimet në atdhe.
Pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në SYRI TV, të cilat janë mundësuar nga vetë qytetarët përmes lidhjeve me telefona celularë, dëshmojnë për pjesëmarrje në sheshe dhe rrugë.
Turma e irrituar ka lëshuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Me parulla që dëgjohen në kor si: “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe “Edi Rama o legen, prite turmën se po vjen”, “diaspora po vjen, do t’ju zhdukim o legen”, protestuesit kanë bërë të qartë mesazhin e tyre.
Kjo pjesëmarrje shton më tej presionin ndaj qeverisë, duke treguar se pakënaqësia qytetare po shprehet edhe jashtë kufijve. Edhe sot, në ditën e 15-të të protestave qytetare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, mijëra qytetarë dolën në rrugë me pankarta në duar, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë.
Në pankarta binin në sy edhe emrat e disa eksponentëve të Partisë Socialiste, si Taulant Balla, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku dhe të tjerë, të shoqëruar me mbishkrimin “karteli narko-elektoral”.
Po ashtu, në disa pankarta është shfaqur edhe imazhi i George Soros.
PANKARTAT:
© SYRI.net