Me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama, diaspora shqiptare ka vazhduar protestat në dhjetëra qytete të Evropës.
Emigrantët shqiptarë kanë pushtuar rrugët e Romës, Berlinit, Vienës, Mynihut dhe qyteteve të tjera me thirrjet për largimin e menjëhershëm të qeverisë socialiste dhe kryeministrit Rama i cili I ka detyruar të largohen nga vendi i tyre.
SYRI TV
Protestat masive për largimin kryeministrit Edi Rama vazhdojnë për ditë me rradhë në shtete të ndryshme të Botës dhe Evropës . Italia është një nga kryeqendrat e protestës së diasporës shqiptare, ku në disa qytete, shqiptarët janë ngritur në protesta për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Qindra qytetarë në Romë me flamuj shqiptarë në duar dhe pankarta kundër qeverisë kanë protestuar duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë socialiste.
Qindra qytetarë të tjerë shqiptarë kanë protestuar në qytetet e Genoas, Pisës dhe Torinos në Itali, ku si kërkesë e njëjtë dhe e panegociueshme si bashkëkombasit e tyre kudo në Botë, ka qenë largimi i Edi Ramës.
Qindra emigarantë shqiptarë janë mbledhur për të protestuar kundër shefit të qeverisë shqiptare në Vienë. Me pankarta në duar qytetarët kanë kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Me thirrjet “Rama jepe Dorëheqjen”, ata kanë marshuar drejt Muzeut të Historisë së Artit në kryeqytein austriak ku dhe ruhet shpata dhe përkrenarja e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeu.
Diaspora shqiptare ka organizuar edhe një protestë tjetër këtë të dielë në Berlin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë tubimit, protestuesit mbanin pankarta dhe brohorisnin slogane si “Rama ik, ju erdhi fundi”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes dhe situatës politike në Shqipëri.
Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, emigrantët Shqiptarë kanë zhvilluar protesta në Gjermani edhe në qytetet e Mynihut dhe Këlnit. Qindra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe nisjen e një kapitulli të ri në historinë e Shqipërisë.
© SYRI.net