Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘Babai im është emigrant’/ Mesazhi i 24-vjeçares në protestë: Pa rininë nuk ka Shqipëri!

20:13, 14/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një mesazh i fortë dhe emocional erdhi nga një vajzë 24-vjeçare gjatë protestës së 15-të të zhvilluar para Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Duke folur në emër të brezit të ri, ajo tregoi historinë e familjes së saj të prekur nga emigracioni, bëri thirrje për mbrojtjen e lirisë dhe kërkoi më shumë mundësi për të rinjtë, duke përsëritur mes duartrokitjeve thirrjen: “Pa rininë nuk ka Shqipëri!”.

E reja: Përshëndetje shqiptarë! Sot po flas si një vajzë 24-vjeçare. Nuk jam një politikane, jam, nuk jam një historiane. Jam thjesht një vajzë shqiptare që po do vendin e saj. Unë nuk kam jetuar komunizmin, por kam dëgjuar histori nga gjyshërit tanë. Kam dëgjuar për njerëz që nuk mund të thoshin atë që mendonin, që jetonin me frikë dhe që nuk kishin lirinë që kemi sot. Prandaj besoj se liria është gjëja më e rëndësishme. Liria për të folur, për të ëndërruar, për të studiuar, për të ndërtuar të ardhmen. Babai im është një emigrant. Ai punon larg familjes së tij për të na siguruar një jetë më të mirë. Ka netë që më mungon shumë. Ka festa dhe ditë të rëndësishme që nuk e kam pranë. Dhe e di që nuk jam e vetmja. Ka mijëra fëmijë që rriten edhe ata me jetë të munguar. Unë e dua Shqipërinë!

Unë e dua një Shqipëri ku të rinjtë të kenë mundësi, ku të moshuarit të jetojnë me dinjitet dhe ku askush mos të humbasë shpresën. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por mund të mësojmë prej saj. Mund të mbrojmë lirinë, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme më të mirë. Prandaj çohuni shqiptarë, protestoni për të drejtat tuaja!

Gjyshërit tanë sakrifikuan për të mbijetuar, prindërit për të ndërtuar dhe ne të rinjtë për të çuar Shqipërinë përpara!

Pa rininë nuk ka Shqipëri! Pa rininë nuk ka Shqipëri! Pa rininë nuk ka Shqipëri!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco