Qeveria ka pranuar rritjen e ndjeshme të produkteve të shportës por nuk ka asnjë plan masash për të mbrojtur qytetarët nga kjo rritje. Ministrja e ekonomisë dhe inovacionit deklaroi se qeveria do të mjaftohet vetëm me monitorimin e çmimeve të produkteve baze, të cilat që prej nisjes së konfliktit në lindjen e mesme, janë rritur në mënyrë të konsiderueshme.
Syri tv:
Qeveria ka pranuar rritjen e çmimeve për produktet e shportës, si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme, por nuk ka asnjë plan për të ndërhyrë dhe për të mbrojtur qytetarët nga kjo rritje e ndjeshme e produkteve bazë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri me dije se qeveria do të mjaftohet vetëm me monitorimin e çmimeve dhe të tregut, pasi sipas saj nuk ka mekanizëm për të ndërhyrë në treg.
Një ditë pas hyrjes në fuqi, të çmimeve tavan të tregtimit të karburanteve, ministrja deklaroi se bordi i transparencës do të vijojë punë deri në rikthimin e çmimit të naftës, në nivelin që ishte para krizës.
© SYRI.net