Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një video ku shfaqet i shembur segmenti rrugor Kuç–Qeparo.
Në pamje dallohet qartë rruga e dëmtuar plotësisht, me një çarje të madhe përgjatë asfaltit, që sipas Berishës tregon gjendjen skandaloze të infrastrukturës. Ai e cilëson këtë segment si vetëm një nga shumë rrugët problematike të ndërtuara nga qeveria e Edi Rama.
Postimi i kreut të PD shoqërohet me mbishkrimin:
“Aty ku ndërton rrugë ‘Rilindja’ lë gjurmë vetëm hajdutërie, segmenti rrugës Kuç–Qeparo.”
Postimi i Berishës:
© SYRI.net