Opozita zbret sërish në shesh në një protestë kombëtare, ndërsa përfaqësues të saj paralajmërojnë se ky tubim nuk do të jetë një ngjarje e izoluar, por fillimi i një vale protestash të pandalshme deri në largimin e qeverisë.
Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, ligjvënësi demokrat për Qarkun e Fierit, Luan Baçi tha se nga ky qark, pjesëmarrja pritet të jetë masive.
Sipas Baçit, qytetarët kanë një sërë arsyesh për të protestua, duke nisur nga varfëria, shpopullimi, papunësia dhe pasiguria, por theksi vihet te një rast konkret korrupsioni.
Kjo situatë, sipas deputetit demokrat, dëshmon se me qeverinë aktuale nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndaj për këtë arsye theksoi Baçi, kërkesa themelore e protestës nuk është marrja e pushtetit "në tavolinë apo me dhunë", por krijimi i kushteve për zgjedhje të lira, ku qytetarëve t'u garantohet e drejta për të votuar pa presione.
Lidhur me skenarët e ardhshëm, deputeti demokrat tha se të gjitha opsionet janë në diskutim dhe do të zbatohen në mënyrë të shkallëzuar. Format e rezistencës mund të përfshijnë qëndrim të zgjatur në shesh, greva, apo ngujime, por vendimi final do të merret nga vetë qytetarët.
Patjetër që Fieri e ka treguar në të gjitha rastet, në këto 12 vite opozitë, që ka qenë një një qark dhe veçanërisht bashkia e Fierit, dega e Fierit ka qenë një degë model do ta quaja për mënyrën se si është organizuar dhe me pjesëmarrjen në protestë. Ka një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve që janë nisur drejt Tiranës me orë të tëra. Protesta do të jetë e fuqishme. Do të jetë një protestë, jo si çdo lloj proteste, për arsye se kemi motiv më shumë për të protestuar dhe për të qenë shumë herë më të më të revoltuar, më të zemëruar.
Janë 1001 arsye që qytetarët nuk duhet të rrinë në shtëpi, por duhet t'i bashkohen protestës. Janë për varfërinë, është për shpopullimin, për papunësinë, për pasigurinë. Kemi një deputete, një zëvendëskryeministre, një ministre të fuqishme që është kapur me presh në dorë. Pra, afera korruptive të saj janë të dukshme, aq sa u detyrua SPAK-u që ta marrë të pandehur dhe të kërkojë pezullimin e saj dhe heqjen e imunitetit për ta arrestuar. Protesta duhet të jetë e fuqishme, do të jetë e fuqishme dhe arsyet janë nga më të shumtat ato që thashë për të protestuar dhe për mos u ndaluar, jo për të bërë një protestë të radhës, por për të qenë në vazhdën e protestave të pandalshme, protestave të vazhdueshme me të gjitha mjetet, mënyrat dhe format ëh që qeveria të dorëzohet, qeveria të tërhiqet.
Por është kërkesë e qytetarëve që të jenë të lirë për të zgjedhur, pra t'u jepet e drejta të votojnë, për mos u përsëritur farsat zgjedhore. Protestat kërkojnë të krijojmë terrenin, të krijojmë situatat, të detyrojmë këtë qeveri për zgjedhje të lira dhe të ndershme që nuk mund të zhvillohen me një qeveri të tillë, nuk mund të zhvillohen me një kryeministër të tillë, kanë dhënë prova me fakte që ata vetëm kanë uzurpuar pushtetet dhe të gjitha zgjedhjet që janë zhvilluar, janë zhvilluar zgjedhje farsa, të paracaktuara dhe vota ka vdekur para se të vejë në kuti, ka vajtur e dirigjuar nga qeveria me të gjitha mjetet dhe format që ata kanë përdorur, që nga blerja e votës, që nga intimidimi i votuesve, shantazhi ndaj tyre, joshja me vende pune, presionet ndaj bizneseve, parë në këtë këndvështrim mendoj se protesta dhe vetëm protesta do ta detyrojë të dorëzohet këtë kryeministër dhe këtë qeveri.
Të gjitha opsionet janë në tavolinë, të gjitha opsionet janë në diskutim, të gjitha do të vihen në zbatim njëra pas tjetrës, për arsye se nuk ka rrugë tjetër se si mund të përballesh me këtë regjim. Mendoj se dhe protesta e sotshme do të jetë një protestë e fuqishme. Janë qytetarët ata që duhet të vendosin se si do të zhvillohet protesta. Pra, formën e shprehjes së revoltës, shprehjes së zemërimit, shprehjes së mërzitjes janë vetë qytetarët që duhet ta vendosin dhe ata do të vendosin. Ne do të jemi bashkë me ta dhe do të mbështesim çdo vendimmarrje të qytetarëve në këtë protestë. Ata që do të vazhdojnë të protestojnë dhe janë ata që do të vendosin edhe ditën e sotme për mënyrën se si do të protestojnë, si do të qëndrojnë dhe si do t'i përgjigjen këtij regjimi, vjedhjeve, abuzimeve, shpërdorimeve të kësaj qeverie dhe të këtyre ministrave të një qeverie më të korruptuar.
© SYRI.net