Ndërsa qindra mijëra shqiptarë kanë pushtuar sheshet kryesore të Tiranës dhe mbarë botës, ku kërkojnë largimin e tij nga pushteti, Edi Rama mësohet se ka fluturuar për në Paris.
Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se Kryeministri Edi Rama zhvillon vizitë zyrtare në Paris me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron.
Zyra e shtypit e kryeministrit thotë se vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.
“Takimi është në vijimësi të takimeve ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike”,- thuhet ndër të tjera në komunikatën e zyrës së shtypit të qeverisë.
© SYRI.net