Dosja 'Partizani'/ Malltezi: Prokuroria ka gënjyer në dokument zyrtar, në një shtet ligjor kjo do të quhej falsifikim

Dosja 'Partizani'/ Malltezi: Prokuroria ka gënjyer në dokument zyrtar, në një shtet ligjor kjo do të quhej falsifikim

12:14, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas përfundimit të seancës gjyqësore për çështjen e kompleksit “Partizani”, Jamarbër Malltezi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të prokurorisë, duke e akuzuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Gjatë një deklarate për mediat jashtë ambienteve të gjykatës, Malltezi ka vijuar me një qëndrim të fortë kritik ndaj hetimeve dhe mënyrës së administrimit të çështjes.

Ai është shprehur se prokuroria ka paraqitur të dhëna të pavërteta në dokumente zyrtare, ndërsa në një shtet ligjor, një veprim i tillë do të sillte automatikisht akuza për falsifikim. Malltezi ka theksuar se, pavarësisht këtyre pretendimeve, procesi po vijon me një numër të lartë aktesh që ai i konsideron të pavlefshme.

Në deklaratën e tij, ai është ndalur edhe te dëshmitarët e thirrur nga prokuroria, duke pretenduar se disa prej tyre nuk janë paraqitur në seancë. Malltezi ka vijuar akuzat edhe për mënyrën e zhvillimit të procesit, duke e cilësuar të njëanshëm dhe të ndikuar.

Ai ka shtuar gjithashtu se rrethanat dhe dokumentacioni i çështjes tregojnë, sipas tij, se vendimet e mëparshme për pronat kanë ardhur si pasojë e ndryshimeve ligjore dhe situatës faktike në terren në atë kohë.

Pjesë nga deklarata:

Njëra prej të cilave kishte të bënte me faktin që nuk zhvillohej sport. Pavarësisht se prokuroria ka gënjyer në një dokument zyrtar, në një shtet ligjor, kur prokurori gënjen në dokument zyrtar ngrihet akuzë për falsifikim të dokumentit zyrtar. Por jemi në Shqipëri dhe me 35 falsifikime vijojnë.

Dëshmitarët gjithashtu dëshmuan se edhe sot, po të ishin, të njëjtat vendime do të ishin, sepse pronarëve u ishte vjedhur toka, shteti komunist hajdut nuk ua kthente, dhe për më tepër terrenet ishin pushtuar nga persona të tretë; pra as sport nuk bëhej, asgjë.

Doli gjithashtu në pah fakti se ishin qindra vendime të marra brenda disa muajsh, gjë krejt normale pasi ligji i vitit 2004 hoqi kufizimin për kthimin e pronës deri në 10.000 metra. Heqja e këtij kufizimi bëri që të gjithë ata që kishin vendime njohjeje përtej limitit prej 10.000 metrash ta kishin shumë herë më të lehtë kthimin e pronës, jo më ne, si Begeja, që kishim të paktën tre vendime të mëparshme, gjë që e bënte edhe më të lehtë.

Shkoi mirë, natyrisht nuk erdhën këta dëshmitarët e prokurorisë. Të tre që ishin, ishin shumë korrektë dhe pozitivë si dëshmitarë. Dy prej të cilëve që i ka qejf prokuroria njëri që është “çuni i Dubait” nuk erdhi, ndërsa një tjetër që pretendon se i ka rënë demenca kohët e fundit gjithashtu nuk erdhi. Do të thirren përsëri herën tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco