‘Rama ka ngarkuar Ballën për të organizuar antimiting’, Këlliçi: Telefonon diasporën, por merr refuzim çdo herë

‘Rama ka ngarkuar Ballën për të organizuar antimiting’, Këlliçi: Telefonon diasporën, por merr refuzim çdo herë

16:28, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi përmes një reagimi në rrjetet sociale ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla se është ngarkuar nga kryeministri Edi Rama me “operacionin e dëmtimit të protestës”.

Sipas deputetit demokrat, Balla ka nisur një fushatë telefonatash në diasporë duke kërkuar pjesëmarrje në një anti miting që ka ndërmend të realizojë Edi Rama, por shtoi se pas çdo komunikimi, ai merr refuzim.

Këlliçi shtoi se ata nuk e kuptojnë akoma se nuk kemi të bëjmë me një event, me skenar dhe regji ku dikush mund të marrë nën kontroll situatën, por është një revoltë masive popullore, sidomos e rinisë.

Reagimi i plotë:

Taulanti në kërkim të anti mitingut!

I ngarkuar nga Edi Rama me operacionin e dëmtimit të protestës, Taulant Balla e ka marrë me aq zell këtë detyrë sa është bërë qesharak dhe po tregohet sot si barcaletë kudo.

Ai ka nisur një fushatë telefonatash në diasporë duke kërkuar pjesëmarrje në një anti miting që ka ndërmend të realizojë Edi Rama. Pas çdo komunikimi, ai merr refuzim.

Ndërkohë, po bën gjithçka për të futur mes protestuesve parullat që i interesojnë Edi Ramës e që godasin Opozitën.

Edi Rama ka folur gjithë kohës për grupe e agjenda të infiltruara brenda marshuesve, por në fakt ai bën përpjekjet më të mëdha për të pasur aty njerëzit e tij dhe për të ndikuar tek protesta.

Këto janë lojëra qesharake.

Ata nuk e kuptojnë akoma se nuk kemi të bëjmë me një event, me skenar dhe regji ku dikush mund të marrë nën kontroll situatën. Kemi të bëjmë me një revoltë masive popullore, sidomos të rinisë.

Sa më shumë të tentojë Edi Rama me veglat e tij militante të ndërhyjë, aq më shumë do lërë kockat.

Revolucioni po ndodh, dhe nuk ka asnjë shans të futet në shina nga ai që është nën akuzë, për korrupsion, për lidhje me krimin, për trajtimin e vendit si plaçkë për interesat e veta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco