Në një reagim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.
Blushi theksoi se sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar. Ai njoftoi se në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do të gjëmojë në Tiranë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, vjedh taksat e qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve.
Sipas Blushit, kjo është dita për të qenë aty, dita për të mos munguar dhe dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë, në orën 17:00.
Postimi:
Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.
Sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.Sot, në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë.
Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve.Sot është dita për të qenë aty!
Sot është dita për të mos munguar!
Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin!Ora 17:00
Përpara Kryeministrisë
© SYRI.net