Siç pritej, Benet Beci ka përcjellë banorët e Baks -Rrjollit pa u dhënë zgjidhje për problemin e tyre. Pas takimit me kryebashkiakun e Shkodrës, banorët deklaruan se Beci u kishte thënë se nuk kishte kompetencë për të zgjidhur problemin e tyre, madje duke shtuar se as dëgjesë publike nuk mund të zhvillonte. Sipas banorëve, indirekt, kryebashkiaku i kishte drejtuar tek Kryeministri Edi Rama, por ata thonë se nuk kanë besim tek shefi i qeverisë.
Nga SYRI TV
Tetë ditë pas protestave, ku banorët u tërhoqën zvarrë, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, vendosi të takohet me ata. Pas takimit, banorët i thanë mediave se Beci i kishte përcjellë me pretendimin se nuk kishte kompetencë për të zgjidhur problemin e tyre.
Megjithatë, banorët e Baks Rrjollit nuk e kanë pranuar këtë shfajsim të Benet Becit, pasi kërkuan dëgjesë publike. Për këtë, Beci u ka thënë se nuk ka kompetencë.
Nga ana tjetër, Beci duket se i ka orientuar banorët tek Kryeministri Edi Rama, por ata shprehen se nuk kanë besim tek ky i fundit për të zgjidhur çështjen e pronës së tyre, që po u merret për të ndërtuar një resort nga një sipërmarrës privat.
Prej tetë ditësh, banorët e Baks Rrjollit protestojnë kundër ndërtimit të një resorti privat në ato që ata i cilësojnë toka të tyre, të trashëguara dhe të pajisura me dokumentacion të rregullt.
© SYRI.net