Pronat e ushtrisë te Ron Yeffet, Plug zbardh skemën! NATO heton Elbit System për korrupsion

22:52, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas denoncimit të ish-zëvendësKryeministrit Arben Ahmetaj, se Edi Rama po i fal pronat e ushtrisë mikut të tij izraelit Ron Yeffet, Plug publikoi detaje nga kjo skemë. Krijimi i kompanisë shtetërore KAYO, duke se është mekanizmi që po përdor Edi Rama dhe qeveria, për t`i dhënë tendera publik dhe prona të ushtrisë izraelitetit Ron YEffet. Ky i fundit, është bashkëaksioner në disa kompani të krijuara me KAYON, ku një prej tyre deri më tani ka marrë 10 milionë euro pagesa nga qeveria për blerjen e pajisjeve ushtarake. Jo vetëm kaq, por Plug zbardhi edhe fijet që lidhin Ron Yeffet me ish-agjentin e FBI Charles Macgonigal, i dënuar nga SHBA pasi dyshohet se u korruptua nga kryeministri Shqiptar Edi Rama.

Nga SYRI TV

Emisioni investigativ Plug hodhi dritë mbi mënyrën sesi qeveria po fal pronat e ushtrisë për njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama. Pas denoncimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kompaninë KAYO, Plug zbardhi skemën sesi nëpërmjet kësaj kompanie Edi Rama po i jep pronat e ushtrisë mikut të tij izraelit Ron Yeffet.

Ron Yeffet, u shfaq në publik pak muaj më parë, kur qeveria shqiptare nëpërmjet Kayos, dhe kompania izrealite Elbit System, firmosën një marrëveshje për blerje armatimesh dhe investime në sektorin e mbrojtjes dhe dhe aviacionit.

Vetëm pak kohë më pas, kjo kompani u vu nën hetim nga vendet anëtare të NATO-s, të cilat prishën marrëveshjet me Elbit System, pasi kjo e fundit dyshohet se ka korruptuar zyrtarë të aleancës për të përfituar tendera për pajisjen me armatime të ushtrisë së natos.

Por pavarësisht kësaj, qeveria shqiptare vijon të ketë një marrëveshje aktive me Elbit System, e cila sipas mediave izraelite parashikohet të ketë vlerën e qindra milionë eurove.

Por si përfshihet Ron Yeffet në indrustrinë e armëve dhe në Shqipëri?

Çelësi i kësaj është kompania KAYO, e themeluar në vitin 2024 nga qeveria shqiptare. Nëpërmjet disa akteve ligjore, qeveria ka autorizuar kompaninë KAYO të krijojë kompani të tjera me sipërmarrës privat.

Në vetëm pak kohë, Kayo e drejtuar nga Ardi Veliu ka krijuar dhe katër kompani të tjera, ku në dy prej tyre, aksioner është dhe Ron Yeffet me shtetasen Arjeta Puca. Procedurat për krijimin e këtyre kompanive janë të dyshimta.

Një prej kompanive, e krijuar nga KAYO me 20% të aksioneve dhe Ron Yeffet me Arjeta Pucën me 80% të aksioneve nëpërmjet kompanisë së tyre TIMAK, është shoqëria TIMAK Defence.

Ron Yeffet është ortak i kompanisë TIMAK, ku ai zotërn 49% të aksioneve, dhe Arjeta Puca 51% të aksioneve.

Kompania TIMAK deri më tani ka marrë dhjetëra tendera nga institucionet publike në vend, me vlerë mbi 2 milionë euro. Më herët kjo kompani ka pasur aksioner shtetasin Apostol Papa, lidhjet e të cilit të çojnë te zyrtarë të tjerë socialistë.

Por, kompania TIMAK Defence, e krijuar nga KAYO me drejtues Ardi Veliun dhe TIMAK me pronar Arjeta Pucën dhe Ron Yeffet, fill pas themelimit ka marrë 10 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Fakti që Ron Yeffet dhe Arjeta Puca zotërojnë shumicën e aksioneve të kësaj shoqërie, nënkupton gjithashtu se ata do të jenë edhe përfituesit më të mëdhenj, nga fondet publik por edhe nga aktiviteti privat në fushën e prodhimit dhe tregtimit të armëve.

Po kush është Ron Yeffet, miku për të cilin Edi Rama nuk kursen as të përdor të gjithë aparatin shtetëror?

Gazetarët e Plug kanë zbardhur lidhje të reja, që të çojnë në historitë e vjetra  të korrupsionit ndërkombëtar të Edi Ramës.

Ron Yeffet, rezulton se është konsull nderi i Senegalit në Izrael dhe mik i Presidentit të Senegalit Macky Sall. 
Në Senegal, Ron Yeffet është përfshirë në dy skandale të mëdha financiare. E para lidhet me përfitimin e një kontrate për ndërtimin e një pronë të qeverisë së Senegalit në New York, njëjtë si në rastin që denoncoi Arben Ahmetaj në 'Çim Peka Live', kur Ron Yeffet ishte premtuar nga Edi Rama toka e ambasadës shqiptare në SHBA. Dhe skandali i dytë lidhet me një tokë 10.000 m2 në një zonë bregdetare në Senegal për ndërtim resorti.

Kjo kontratë u prish nga qeveria e re në Senegal me largimin e Macky Sall nga pushteti.

Macky Sall në 2019 pati mbështetjen e një politikani tjetër senegalez, Cheikh Gadio.

Cheikh Gadio u arrestua në nëntor të vitit 2017 sëbashku me shtetasin Kinez CHI PING PATRICK HO pasi u akuzuan për korrupsion për përfitime të shoqërisë kineze CEFC.Patrick HO është ish-kreu i CEFC Kinë, Energy Company Limited (“CEFC China”).

Sipas akt akuzës për këtë aferë u akuzua dhe Charlës Mcgonigal. Në atë kohë, New York Post, lidhur me aferën McGonigal dhe Patrick HO, ku përmenden gjerësisht edhe Dorian Duçka me Edi Ramën, sqaronte se skemë e njëjtë si me Senegalin apo Shqipërinë ishte zbatuar edhe në vendet e tjera afrikane si Çadi apo Uganda.

Patrick HO u dënua me tre vjet burg për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe, për korruptim të zyrtarëve të lartë të Çadit dhe Ugandës, në këmbim të avantazheve të biznesit për CEFC Kinë.

Emisioni Plug nuk disponon të dhëna konkrete, nëse Ron Yeffet është sot mik me Kryeministrin Edi Rama falë Charles Mcgonigal, por miku i korruptuar i FBI-së ka po të njëjtët bashkëpunëtorë me izraelitin Ron Yeffet, e të dy sëbashku rezultojnë miq të kryeministrit shqiptar.

Madje lidhjet e këtij qarku forcohen edhe më shumë nga periudha kur zhvillohen këto skema. Fill në periudhën kur drejtësia amerikane konfirmon se Edi Rama takohej fshehurazi me Charles Mcgonigal, në Tiranë shfaqet edhe Ron Yeffet.

Në redaksinë e Plug mbërriti dhe një denoncim, që tregon se një avion në pronësi të kompanisë së Ron Yeffet në New York, ka kryer udhëtime të shpeshta top seceret në Tiranë. Epakta që SPAK mund të bëjë është zbulimi i të dhënave se sa herëky avion luksoz privat, ka udhëtuar drejt shqipërisë, kush kanë qënë pasagjerët e çfarë ka transportuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco