Kryeministri Edi Rama përdori për propagandë politike punonjësit e shtetit që luftuan me flakët, duke ju dhënë një dekoratë, megjithëse nuk ka garntuar asnjë mjet për punën e tyre, duke I detyruar të përballen me flakët, me mjete rrethanore. Gjatë ceremonisë, Rama shfrytëzoi rastin për të kërcënuar publikisht edhe gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime, të cilat atij nuk i pëlqejnë.
Nga SYRI TV
Pasi i la forcat zjarrëfikese të luftojnë me flakët, me mjete rrethanore, në vend të garantimit të mjeteve të punës dhe investimeve për mbrojtjen nga zjarret, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të bëjë propagandë për llogari politike, duke dekoruar forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e shtetit që punuan për të shuar flaket e zjarreve që përfshinë vendin.
"Shqipërinë e mbrojti djersa, guximi dhe sakrifica e atyre 10 mijë e kusur njerëzve në vijën e zjarrit, pjesë e të cilëve përfaqësuese jeni edhe ju këtu" tha Rama.
Ndërsa për vite me radhë ka premtuar blerjen e mjeteve ajrore për shuarjen e flakëve, të cilin e përsëriti edhe përgjatë fushatës së fundit elektorale ku deklaroi se Shqipëria në verë do kishte flotën e vete të avionë zjarrëfikese, në vend të veptime konkrete, Rama bëri sërish të njëjtën deklaratë.
"Edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë, e cila do të nisë të ndërtohet me dy avionë zjarrfikës" shtoi Rama.
Kryeministri shfrytëzoi këtë aktivitet për të kërcënuar publikisht gjyqtarët dhe prokurorët, duke paralajmëruar se do të këtë ndëshkime për ata që marrin vendime në kundështim me preferencat dhe interesat e tij.
"Mbuluar me turbën e zezë të gjykatësit i përqeshin të gjitha sakrificat dhe i shkelin me të katra këmbët e tyre të gjitha interesat e vendit dhe të publikut, duke dhënë vendime të “ububu”-shme, jo në mbrojtjes të Republikës, por në favor të zjarrvënësve.
I kam kërkuar ministrit të Drejtësisë t’ia përcjellë organeve të qeverisjes së gjyqësorit rastet e mësipërme, nuk janë shumë, por janë mjaft për të vënë duart në kokë. Ne as nuk do të heshtim dhe as nuk do lëmë gurë të shtratit gjyqësor të kësaj Republike pa luajtura për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptas shtetin dhe interesin publik” kërcënoi Rama.
© SYRI.net