'Fermerët e Fierit të braktisur, tokat nën ujë' Baçi: Mjaft me propagandë, shteti të ndërhyjë

'Fermerët e Fierit të braktisur, tokat nën ujë' Baçi: Mjaft me propagandë, shteti të ndërhyjë

20:31, 23/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një postim në rrjete sociale ka denoncuar përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Seman në zonën e Petovës në Fier, duke theksuar se fermerët janë të braktisur dhe shteti nuk po ndërhyn për të parandaluar dëmet.

Sipas Baçit, situata është dramatike: tokat bujqësore janë nën ujë, prodhimet e fermerëve janë shkatërruar dhe dhjetëra familje ndodhen në vështirësi.

LEXO EDHE: Situata e rëndë nga përmbytjet në Fier, Baçi: Mungon edhe uji i pijshëm…

Deputeti apelon drejtpërdrejt ndaj Bashkisë Fier dhe Ministrisë së Bujqësisë që të marrin masa të menjëhershme për verifikimin e dëmeve dhe kompensimin e fermerëve, duke kundërshtuar deklaratat e institucioneve që flasin për “situatë nën kontroll”.

Postimi i plotë:

Fermeri Erjon Gjojdeshi në fshatin Petovë, së bashku me shumë fermerë të tjerë të zonës, kanë pësuar dëme të konsiderueshme në prodhimet e tyre si pasojë e daljes së lumit Seman.

Fermerët i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse, Bashkisë Fier dhe Ministrisë së Bujqësisë, të kryejnë detyrën e tyre, duke verifikuar dëmet e shkaktuara dhe duke dëmshpërblyer fermerët, në vend që të vazhdojnë me gënjeshtrat dhe propagandën e lodhur se ‘në Fier nuk ka probleme me përmbytjet’ dhe se ‘situata është nën kontroll’.

Në realitet, dëmet janë të mëdha dhe në disa zona banorët ndodhen në vështirësi serioze. Pikërisht në këto raste shteti duhet të tregojë përgjegjshmëri dhe seriozitet – gjë që, fatkeqësisht, nuk e ka treguar kurrë.

Reagoni!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco