Situata e rëndë nga përmbytjet në Fier, Baçi: Mungon edhe uji i pijshëm…

Situata e rëndë nga përmbytjet në Fier, Baçi: Mungon edhe uji i pijshëm…

14:11, 23/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i opozitës Luan Baçi ka reaguar gjatë ditës së sotme për situatën e rëndë që ndodhen shumë zona në Fier për shkak të përmbytjeve.

Por një problem shumë i madh sipas deputetit është mungesa e ujit të pijshëm nëpër çesmat e shtëpive në shumicën e qarkut të Fierit.

Postimi:

Vjosa dhe Semani deri tani, i kanë kursyer shtepitë e banorëve të disa zonave në Fier, që çdo vit përmbyteshin nga dalja e këtyre lumenjve nga shtrati, por nuk kanë kursyer tokat e tyre, të mbjellat dhe shumë sera të fermerëve!

Ka permbytje të tokave në Ferras, sera të permbytura në Frakull, në Petovë, në Kallm, në Belinë ku janë përmbytur dhe disa puse nafte dhe në disa zona të tjera...

Kemi ujë me shumicë, në toka në sera, në rrugë dhe shumë afër banesave...

Por Fieri gjithandej po përballet me një problem shumë shqetësues dhe të vazhdueshëm...

UJI I PISHEM, që asnjëherë nuk pihet, por vetëm për të larë, por ka shumë kohë që mungon në çesmat e banorëve, si në qytet dhe në njesitë vendore.

Madje gjatë këtyre ditëve, të shirave të rrëmbyeshëm dhe në ato pak minuta që mund të vijë uji në çesma, vjen i turbullt dhe me shumë baltë!

Asnjë shqetësim nga autoritetet, asnjë reagim, asnjë masë e marrë prej tyre, si gjithnjë, heshtje dhe neglizhencë totale!

Mjaftohen me dalje në media dhe përqendrim me makina luksoze dhe veshje të rehatshme, në zonat ku rreziku nga përmbytjet është evident, duke deklaruar me pompozitet se nuk kemi banesa të përmbytura, a thua është për meritë të tyre......

Në fakt sipas banorëve, ishte fati, që ndihmoi deri në këto momente, pasi pruriet e shumta të lumit Vjosa u derdhën pa probleme në Det, dhe nuk u penguan nga era e fortë, që po të frynte në drejtim të kundërt, siç ndodhi vitet e kaluara, do të ndodheshim në situata të vështira dhe shumë dëmprurëse për banorët, pasi masat paraprake të marra nga autoritetet, janë pothuaj zero, përveç xhiros dhe dukjes në terren!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco