Syri Tv/ Çela konfirmon dënimin për Irena Gjokën: Mosdeklarimi është vepër penale

20:46, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokurori Olsjan Çela ka konfirmuar se mosdeklarimin e dënimit të Greqi nga Irena Gjoka është vepër penale. Nga salla e Kuvendit, Çela konfirmoi faktin se Irena Gjoka nuk duhet të ishte në detyrë, por për shkak të mosmbylljes së hetimit ajo vijon të japi drejtësi në emër të Republikës. Sipas kryeprokurorit, ky lloj hetimi nuk ka afat, por mund të shtyhet me 3 muaj.

Nga Syri Tv

Kryeprokurori Olsjan Çelja ka konfirmuar gjatë raportimit në sallën e Kuvendit, se gjyqtarja Irena Gjoka, që I ka rënë çekiçit për të burgosur liderët e opozitë është e dënur në Greqi. E pyetur nga deputetët për këtë fakt, kryeprokurori Çela u shpreh se fshehja e dënimit është vepër penale si deklarim i rrem në formularin e dekriminalizimit.

Zvarritjet për konkludimin e verifikimit të formularit të dekriminalizimit, që sjell largimin e gjyqtares Gjoka nga detyra, Çela u shpreh se ky lloj hetimi nuk ka afat përfundimi.

Tashmë me konfirmimin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, gjyqtarja irena Gjoka është e papërshtatshme për qëndrimin në detyrë, për shkak se nuk ka deklaruar në formular dënimin nga shteti grek për falsifikimin e vizës dhe pasaportës.

Por për shkak të mospërfundimit të procesit të verifikimit, gjyqtarja Gjoka vijon të qëndrojë në detyrë, kur për koicidencë vijon të jetë gjyqtyarja që caktohet për gjykimin e proceseve ku të përfshirë janë liderët dhe përfaqësuesit e opozitës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco