Qesharake: BE bllokon fondet se Dumani nuk heton, ai thotë që kushtëzohemi nga autoritetet e huaja

Qesharake: BE bllokon fondet se Dumani nuk heton, ai thotë që kushtëzohemi nga autoritetet e huaja

19:18, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka dhënë një përgjigje qesharake kur është pyetur në lidhje me hetimet e ndaj Frida Krifcës për fonder e IPARD.

Kreu i SPAK ka thënë në Parlament se hetimet në Shqipëri “kushtëzohen nga autoritetet e huaja”, kur dihet botërisht se Bashkimi Europian ka bllokuar fondet për pikërisht për këtë shkak, të mungesës së hetimeve ndaj abuzimeve me fondet IPARD.

Gjatë një seance parlamentare, Dumani u pyet pse nuk është hetuar ende ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e cila dyshohet për keqpërdorimin e fondeve IPARD — një çështje që ka sjellë edhe pezullimin e financimeve europiane.

Në përgjigjen e tij, Dumani theksoi se SPAK “heton çdo zyrtar që shpërdoron detyrën”, por shtoi se “kushtëzohet nga veprimet e autoriteteve të huaja”.
“Të garantoj që do hetohet çdo person që dyshohet se gjatë detyrës ka kryer veprime të kundërligjshme. Kushtëzohemi nga veprimet e autoriteteve të huaja. Ky është një vlerësim i juaji, jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson nga cili kamp politik. Lidhur me IPARD, jemi në fazën e hetimeve paraprake”, – u shpreh Dumani.

Deklaratat qesharake e Dumani bëhet mbi 1 vit e ca pasi Shqipëri është bllokuar pikërisht për mungesë të hetimeve, ndërkohë BE-ja vetë ka marrë masa të rënda ndaj qeverisë shqiptare për abuzimin me fondet europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco