Në një akt të paprecedentë, Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten e kaluar një dokument zyrtar ku nderon mes figurave kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoqi regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima.
Në konferencën e kryetarëve të mbledhur paraditen e sotme nënkryetari i Parlamentit, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj tha se maxhoranca duhet të mbajë përgjegjësi morale për futjen e figurës së Enver Hoxhës në analet e Kuvendit të Shqipërisë. Duke kujtuar një thënie të Dritëro Agollit, Gjerkmarkaj u kujtoi maxhorancës se ishin trashëgimtarë diktaturës së Enverit dhe se në grupin e tyre parlamentar ka ende hetues të komunizmit.
Ai i ka kërkuar Kuvendit të distancohen pasi nderimi i Enver Hoxhës fyenn kujtimin e martirëve.
Agron Gjekmarkaj: Ju duhet të mbani përgjegjësi morale për futjen e figurës së Enver Hoxhës në analet e Kuvendit të Shqipërisë. Po kujtoj këtu atë që ka thënë Dritëro Agolli: "Partia Socialiste ka lindur nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës". Ju këtu jeni trashëgimtarë të asaj diktature, në grupin tuaj parlamentar ka hetues të komunizmit. Prandaj ajo çfarë ka ndodhur në Kuvend fyen besnikërinë e shqiptarëve për të falur e jo për të harruar. Fyen kujtimin e martirëve. Prandaj është në nderin tuaj të distancoheni.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kerkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatesit Astrit Kalaja.
Çfarë do diskutojë konferenca e kryetarëve
Konferenca e kryetarëve është mbledhur paraditen e sotme për të shqyrtuar kërkesën e grupit PD Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për Fondet nga programi IPARD
Ndërkohë PS kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit ”Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ngritjen Komisioni të Posaçëm të Kuvendit “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo – Territoriale”
© SYRI.net