Partia Demokratike ka mbledhur kryesinë për të diskutuar rreth përfaqësimit të forcës kryesore të opozitës në zgjedhjet e pjeshme vendore të 9 nëntorit. Lideri i opozitës Sali Berisha informoi anëtarët e kryesisë për negociatat e zhvilluara me partitë e tjera të opozitës, të cilat në thelb kanë patur jo emra kandidatësh të përveçëm por modelin në mënyrë që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët ne zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Berisha hodhi poshtë propagandën e Partisë Socialiste dhe mediave të kontrolluara prej saj të cilët për të mbuluar shkallën e lartë të inkriminimit të kandidaturës së Ogerta Manastirliut përsëritin shpifjen sipas të cilës Partia Demokratike nuk ka kandidat.
Kreu i PD renditi aferat e Manastirlit dhe paralajmëroi se Partia Demokratike mund të përgatisë një dosje për në gjykatën ndërkombëtare për krimet e kryera prej ndaj të sëmurëve.
Berisha tha se dhunimi i kushtetutës nga Rama me Begajn e bënin të diskutueshme pjesëmarrjen në zgjedhjet e Tiranës por nga ana tjetër theksoi se opozita duhet të shfrytëzojë cdo hapësirë në betejën kundër regjimit. Ai tha se opozita duhet të motivojë qytetarët për rezistencë dhe theksoi se shpëtimi i vendit nuk vjen me bojkot as nga jashtë.
Berisha u ndal edhe tek skandali i kryeministrit Edi Rama i cili u tall me Presidentin Trump gjatë samitit të komunitetit politik Europian. Berisha tha se ky akt i turpshëm tregonm urrejtjen e Edi Ramës ndaj Presidentit amerikan Donald Trump.
© SYRI.net