Pasi tallja e tij me Presidentin Trump në sy të Macron e liderëve të tjerë botërorë u bë virale, Edi Rama duket se i ka hyrë frika në palcë pasi lajmi mund t’i shkojë në vesh edhe Trump. Për këtë ai ka bërë një reagim të gjatë duke u përpjekur të shpjegohet se po bënte shaka po është keqkuptuar.
Kujtojmë se lajmi po bën bujë më mediat ruse të cilat janë gëzuar së tepërmi me talljen që Rama i ka bërë Trump. Frika e Ramës tani që lajmi u bë viral lexohet në çdo rresht të reagimit të tij të gjatë.
Më poshtë postimi i kukullës së Sorosit:
"Është vërtet e jashtëzakonshme mënyra se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymën e miqësisë, papritmas kthehet në titull botëror të një samiti me dhjetëra shtete, ndërsa pjesa tjetër – thelbi i vërtetë – bëhet i parëndësishëm.
Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të përbashkët Emmanuel Macron, të bëja një referencë për një gafë të Presidentit Trump, duke thënë me shaka se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel kishte punuar pa lodhje e për një kohë të gjatë për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një shaka e lehtë, një moment miqësor. Sigurisht, nuk ka problem nëse kjo përhapet, por ta shndërrosh në helm politik është thjesht e padrejtë. Prandaj le ta sqarojmë qartë:
E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm.
Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.
It is truly remarkable how today’s media operates, and how the so-called “virality” can so easily distort reality. A sentence spoken in good humor, in the spirit of friendship, suddenly turns into a worldwide headline of an entire summit among dozens of nations, while all the… pic.twitter.com/bzBjzMC7op
— Edi Rama (@ediramaal) October 2, 2025
© SYRI.net