Politikat përçarëse të qeverisë Rama, dhe diskriminimi i veriut, sollën mbledhjen e Kuvendit të Veriut në Miditë, me përfaqësues nga të gjithë trojet e diaspora. Në kuvend, u ngrit shqetësimi për mungesën e investimeve dhe përfaqësimin në veri dhe diskriminiminin që u bëhet. Të pranishmit akuzuan qeverinë se po ndjek politika që i shërbejnë veç Serbisë, dhe po detyron qyetarët të ikin jashtë vendit, ndërsa bën thirrje për drejtësi në shpërndarjen e investimeve. Ata paralajmëruan se hap i rradhës do jetë mbledhja e Kuvendit Kombëtar
Nga SYRI TV
Diskriminimi i veirut dhe politika përçarëse e Edi Ramës ishin kryefjala në Kuvendin e Veriut të mbledhur këtë të shtunë në Mirditë, me përfaqësues nga të gjitha trojekt shqiptare dhe Diaspora.
Përfaqësuesit në Kuvend, ngritën shqetësimin për diskriminimin që po i bëhet veriut të Shqipërisë, mungesës së investimeve në infrastrukturë.
Ata akuzuan qeverinë Rama se po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi, dhe po sillet si armik e tradhëtar i kombit
Të pyetur nga Syri Tv, përfaqësues nga diaspora të ardhur dhe nga Londra e shtete të tjera, si dhe bashkëkombas nga qytete të tjera të Shqipërisë që ju bashkuan Kuvendit të Veriut në Mirditë, i bënë thirrje qeverisë të mos investojë në përçarjen e shqiptarëve se kjo politikë i shërben veç Greqisë e Serbisë, por të ketë drejtësi në shpërndarjen e investimeve
Hapi tjeter në rast mosreflektimi, pritet të jetë edhe mbledhja e kuvendit kombëtar.
© SYRI.net