Dhuna ndaj të moshuarës, Vasili: Policia që nuk përballet me kriminelët, dhunon gjyshet

Dhuna ndaj të moshuarës, Vasili: Policia që nuk përballet me kriminelët, dhunon gjyshet

22:08, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-deputeti Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas dhunës së policisë ndaj protestuesve, ku një grua e moshuar është tërhequr zvarrë nga efektivët gjatë protestës.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Turp, krim. Po Rama, ministri, deputetët a kanë nëna?

Po mirë, a kanë nëna këta maskarenj të policisë që tërheqin zvarrë një grua të moshuar?

Po ky Edi Rama a ka pasur nënë, që i nxit këta hajvanë të policisë për dhunë?

Po ky ministri i Brendshëm a ka nënë dhe a i vjen mirë t’ia tërheqë zvarrë policia nënën e tij?

Po këta deputetët pisa të Rilindjes a kanë nëna?

Po këto gratë deputete të PS-së, që të çajnë dërrasat dhe bëjnë moral si megafonë të çarë, përse nuk e hapin gojën kur një gjyshe dhunohet në mes të sheshit?

Këta policë që mbushin brekët përpara kriminelëve ushtrojnë dhunë mbi një zonjë të moshuar.

Faqezinj, kryeministër, ministër, deputetë dhe policë kriminelë!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco