54 ditë në protestë/ Mbyllet marshimi në Tiranë, qytetarët: Nesër më shumë, Rama ik

54 ditë në protestë/ Mbyllet marshimi në Tiranë, qytetarët: Nesër më shumë, Rama ik

22:38, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas 54 ditësh rezistencë, qytetarët kanë mbyllur protestën e radhës në kryeqytet, duke përcjellë mesazhin se beteja e tyre nuk përfundon me protestën e sotme.

Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të tij.

“Rama ik”, “Edi Rama dorëhiqu”, kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara nga qytetarët, të cilët kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin e tyre deri në realizimin e kërkesave.

Në përfundim të protestës, organizatorët kanë bërë të qartë se kjo nuk ishte mbyllja e lëvizjes qytetare, por një tjetër etapë e saj, me paralajmërimin se në ditët në vijim pritet një pjesëmarrje edhe më e madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco