Nga Alfred Lela
Begaj e dekretoi kërkesën e Ramës për zgjedhje-edhe në Tiranë- edhe pse Veliaj u ankua në Kushtetuese. Kush kishte iluzione (gënjime) se do bënte ndryshe, nuk ia ka shquar dot nënshtrimin e interesit në veprimet e mëparshme, veterinerit politik.
Do të jetë gjithmonë kështu, sa kohë e sa herë, personazhe të panjohura, në kuptimin që nuk ua di kush qëndrimet dhe profilin public, katapultohen në krye të zyrave të larta të shtetit falë ca eksperimenteve neroniane të politikanëve të lartë vendimmarrës, që zgjedhin mëkëmbës në vend të autoriteteve.
Kjo ndodh në Shoqërinë e Rrafshët, ku të gjithë janë njësoj dhe disa më të barabartë se të tjerët, kur rrafshohen autoritetet publike, duke quajtur median ‘kazan’, kundërshtarët ‘kënetë’, miqtë ‘tradhtarë’, duke futur në Akademi shtojcat e zyrave politike dhe duke e kthyer Universitetin në strehë pehlivanësh gjysmëgjela-intelektualë që ndërrojnë vendet në krye të Katedrave me një pakt të pashkruar delenxhinjsh.
Kjo është Shqipëria 2.0 apo 2030 në BE.
Kur t'i pihet edhe lëngu, do të kuptohet se dëmi është i pakthyeshëm. Por kujt i bëhet vonë: do jenë shtuar, si avatarët, si jetëgjatësia dhe për çdo gjë do pyesim ChatGPT!
Dmth “haja qenit, pija qenit”!
© SYRI.net