Jep dorëheqjen njeriu kyç i Ramës, Vali Bizhga

Jep dorëheqjen njeriu kyç i Ramës, Vali Bizhga

17:36, 30/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shefja e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga, ka dhënë dorëheqjen nga posti që ka mbajtur prej shumë vitesh pranë Edi Ramës. E njohur si një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të kryeministrit, Bizhga ka qenë pjesë e ngushtë e ekipit të tij që nga periudha kur ai drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Megjithëse ka mbajtur një profil të ulët publik, ajo është konsideruar si një prej figurave kyçe në strukturën drejtuese të Kryeministrisë.

Mësohet se arsyeja e dorëheqjes lidhet me probleme shëndetësore që kanë ndikuar në vendimin e saj për t’u tërhequr nga funksionet ekzekutive.

Surpriza e lëvizjes vjen nga përzgjedhja e pasardhëses së saj, e cila do të jetë sërish një grua. Mediat citojnë emrin e Vilma Premtit, e cila deri pak ditë më parë mbante detyrën e shefes së kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj.

Premti pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re si shefe e kabinetit të kryeministrit në ditët në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco