Gjin Gjoni: Parlamentarizmi ra! Me 83 vota pro u votua programi qeveritar i karteleve, drogës dhe pastrimit të parave

Gjin Gjoni: Parlamentarizmi ra! Me 83 vota pro u votua programi qeveritar i karteleve, drogës dhe pastrimit të parave

16:22, 18/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së Gjin Gjoni në një reagim në facebook ngre alarmin se ka rënë parlamentarizmi dhe se vendi po rrëshqet me shpejtësi drejt një forme të re diktatorale. Ata që hynë në fushatë pa program, votuan sot me 83 vota pro programin qeveritar të karteleve, drogës dhe pastrimit të parave, shkruan Gjoni.

Nxjerrja e Diellës së AKSHI-it  në foltoren është një tallje e madhe për qytetarët shqiptar  nënvizon Gjoni dhe se Partia Demokratike sot konfirmoi dhe njëherë se nuk e ka ndërment të bëhet pjesë e kësaj maskarade parlamentare që synon kthimin e tempullit të përfaqësimit politik në një seli OJF-je të Manualit Soros.

Postimi ne facebook 

Parlamentarizmi si nocion sot ka rënë. Ajo që ka ndodhur sot në parlamentin shqiptar nuk ka ndodhur asnjëherë as në diktaturë dhe jo më në demokraci. 

Vendi po rrëshet me shpejtësi drejt një formë te re diktatorial, diktaturen e bandave dhedhe të karteleve. Seanca më e rëndësishme e një parlamenti është prezantimi i progamit qeverisës dhe kundështitë e opozitës në lidhje me këtë program. Ai që duhej të ishte diskutimi më rëndësishëm dhe që mund të zgjaste 48 ore u mbyll në 5 minuta seancë.

Ata që hynë në fushatë pa program, votuan sot me 83 vota pro programin qeveritar të karteleve, drogës dhe pastrimit të parave.

Ndonëse në fushatën elektorale Edi Rama nuk paraqiti asnjë program, sot në Parlament, ai me 83 vota pro miratoi mes skemës se mirëpregatitur programin e qeverisë, një paçavure me 60 faqe, i hartuar nga përfaqësuesit e karteleve të drogës që kanë grupin më të madh parlamentar në Kuvend me rreth 25-30 deputetë.

Nxjerrja e Diellës së AKSHI-it  në foltoren e Parlamentit  si produkt i një veprimi antikushtetues të vendimarrjes se Presidentit të Republikës është një tallje e madhe për qytetarët shqiptar. Kur kjo bëhet nga ai që ka nxjerrë sheshit të dhënat sensitive të qytetarëve për llogaritë e tij elektorale është një tallje për shqiptarët dhe hallet e tyre.

Partia Demokratike sot konfirmoi dhe njëherë se nuk e ka ndërment të bëhet pjesë e kësaj maskarade parlamentare që synon kthimin e tempullit të përfaqësimit politik në një seli OJF-je të Manualit Soros.

Ne do jemi në atë Parlament për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptar dhe nuk kemi ndërmend që parlamentarizmin ta lëmë në mëshirë të pengjeve të karteleve të drogës. Unë si deputet jam për një aksion të detajuar, mirëorganizuar, me një shtrirje kohore të gjatë por në fund edhe radikal me përkrahjen dhe mbështetjen e popullit opozitar dhe të diasporës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco