Vijon sot në Kolegjin Zgjedhor lufta mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Lapaj depozitoi më 4 gusht ankimimin e pranë Kolegji Zgjedhor, duke kërkuar që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve.
Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpalli fituese.
KAS më 30 korrik vendosi që mandati i vetëm i fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun Tiranë t’i kalonte të parës së listës së mbyllur, Ana Dajko.
Me vendimin që pritet të marrë Kolegji sot, pritet të caktohet përfundimisht se kujt i takon mandate.
© SYRI.net