Si porti i Durrësit u bë ‘han pa porta’ kur drejtohej nga Pirro Vengu! 6 mln euro cash të Ervis Çelës hynë në Shqipëri brenda 9 muajve

Si porti i Durrësit u bë ‘han pa porta’ kur drejtohej nga Pirro Vengu! 6 mln euro cash të Ervis Çelës hynë në Shqipëri brenda 9 muajve

17:43, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gati 6 milionë euro cash, të ardhura nga trafiku i kokainës i nisur nga Paraguaj që ishte 'kuzhina' për tu shitur në tregjet europiane  ka hyrë në Shqipëri brenda një periudhe të shkurtër prej më pak se një viti përmes portit të Durrësit.

E ndërsa kokaina, tregtimi i të cilës sillte miliarda euro zbarkonte në portet e Europës, në portin e Durrësit hynin milionat e fituara nga ky trafik. Tufat, 5 mijë apo 10 mijë euroshe mbështilleshin me kujdes e fshiheshin në kuti çereali, termuse plazhi e çanta dhe hynin në Shqipëri.

Në dosjen e hetimit të organizatës së kryesuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela zbulohet një nga linjat e transportit që janë përdorur nga grupi i trafikut të drogës për të sjell paratë e fituara.

Si futeshin paratë në Shqipëri?

Nga Porti I Durrësit, një detaj që nuk u përmend në asnjë resht në njoftimin zyrtar të SPAK, ndërkohë që autoritetet e huaja kanë vënë në dispozicion prova konkrete.

Grupi përdorte shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Ishin kryesisht ata që bënin rrugën Ancona dhe Bari për destinacion Durrësin.

Zbërthimi i komunikimeve të aplikacionit SkyECC ka zbuluar o vetëm bisedat ku flitej për shifrat e mëdha që transportoheshin një herësh, por dhe fotot që dërgonin. Trafikantët shkëmbenin foto të tufave me euro për tu siguruar që as një prerje e vogël, qoftë dhe 5 euro të mos mungonte dhe që shoferët nuk i kishin prekur.

Bisedat e SkyEcc që autoritetet e huaja I kanë vënë në dispozicion SPAK kanë zbuluar se porti i Durrësit, më i madhi në Shqipëri ka qenë ‘portë’ për futjen e milionave eurove cash në periudhën qershor 2020 dhe deri ne muajin shkurt të vitit 2021

“Nga kqyrja e aplikacionit Sky ECC është evidentuar se janë të paktën 40 episode në të cilat janë transferuar shuma monetare me një vlerë të përafërt të 6 milionë eurovve cash’ evidentohet në dosje.

Po kush ka qenë drejtor i portit në këtë kohë?

Pirro Vengu, aktualisht ministri i Mbrotjes, ‘Pirro kokaine’ siç e cilësonte Berisha në një deklaratë të tij më 28 korrik 2024 u emërua në tetor 2019 dhe mbajti këtë post për gati 5 vjet. Më pas u largua në korrik  2024 kur u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Ministrit të Mbrojtjes.

Në kohën e emërimit të tij (tetor 2019) lideri i PD-së, Sali Berisha deklaroi se në krye të portit ishte vendosur ‘i besuari i ish-Sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri, Engjëll Agaçit’, dhe se Vengu ishte “ndërlidhës i grupit të Ndragetës në dy anët e Adriatikut”

Sipas prokurorisë së posaçme hyrja parave të pista nga porti rezulton në periudhën qershor 2020 dhe deri ne muajin shkurt të vitit 2021

Bëhet fjalë për shuma të mëdha eurosh të cilët variuan nga 25 deri në 500 mijë euro.

Në dosjen që ndërkombëtarët i dhanë të huajve evidentohen konkretisht shifrat dhe datat. Çdo muaj  porti i Durrësit ishte i hapur për të futur paratë cash të ardhura nga droga, ngarkesa të cilat varionin nga 25 mijë më e vogla në 500 mijë më e madhja. Madje në një rast, konkretisht më 6 janar 2021 janë evidentuar 2 transferta, një e shumës 320 dhe tjetra 230 mijë euro, duke pasuar më pas me atë të 10 janarit ku në port hynë 231 mijë euro; 15 janar, 250 mijë euro, e dy ditë më pas 390 mijë euro. Pra porti kur ishte drejtor Pirro Vengu u bë ‘han pa porta’ për paratë e ardhura nga trafiku i drogës.

Episodet

1 – Episodi i datës 29.06.2020 transporti i shumës 65 mijë euro

2- Episodi i datës 03.07.2020 transporti i shumës 65 mijë euro

3- Episodi i datës 05.07.2020 transporti i shumës 90 mijë euro

4- Episodi i datës 10.07.2020 transporti i shumës 49 mijë euro

5- Episodi i datës 19.07.2020 transporti i shumës 40 mijë euro

6- Episodi i datës 19.07.2020 transporti i shumës 40 mijë euro

7- Episodi I datës 27/07.2020 transporti I shumës 260 mijë euro

8-  Episodi i datës 30.07.2020 transporti i shumës 250 mijë euro

9 - Episodi i datës ….08.2020 transporti I shumës 90 mijë euro

10 - Episodi I datës 23.08.2020 trasnferta e shumës 115 mijë euro

11- Episodi I datës 27.08.2020 transferimi I shumës monetare 95 mijë euro

12 - Episodi I datës 04.09. 2020 transporti I shumës 505 mijë euro

----

14 - Episodi i dates 11.09.2020, trasporti I shumës 300.000 euro

15- Episodi I datës 27.09.2020 transporti I shimës 323 mijë euro

16- Episodi I datës 29.09.2020 transferta e shumës 25 mijë euro

17 Episodi i datës 02.10.2020 transferta e shumës 70 mijë euro

18- Episodi I datës 11.10.2020 transferta e shumës monetare 175 mijë euro

19 Episodi I datës 19.10. 2020 transferta e shumës 100 mijë euro 

20- Episodi i datës 24.10.2020 transferta e shumës 61.500 euro

21. Episodi i datës 25.10.2020, transferta e shumës monetare 100.000 euro;

22. Episodi i datës 02.11.2020, transferta e shumës monetare 135.000 euro;

23. Episodi i datës 09.11.2020, transferta e shumës monetare 60.000 euro;

24. Episodi i datës 15.11.2020, transferta e shumës moentare 60.000 euro;

25. Episodi i datës 24.11.2020, transferta e shumës monetare të 60.000 euro;

26. Episodi i datës 29.11.2020, transferta e shumës monetare 30.000 euro;

27. Episodi i datës 03.12.2020, transferta e shumës monetare 310.000 euro;

28. Episodi i datës 07.12.2020, transferta e shumës monetare 50.000 euro;

29. Episodi i datës 11.12.2020, transferta e shumës monetare 300.000 euro;

30. Episodi i datës 16.12.2020, trasnferta e shumës monetare të 75.000 eurove;

31. Episodi i datës 21.12.2020, tranferta e shumës monetare të 70.000 euro;

32. Episodi i datës 06.01.2021, transferta e shumës monetare 320.000 euro;

33. Episodi i datës 06.01.2021, transferta e shumës monetare 230.000 euro;

34. Episodi i datës 10.01.2021, transferta e shumës monetare të 231.000 euro;

35. Episodi i datës 15.01.2021, transferta e shumës monetare 250.000 euro;

36. Episodi i datës 17.01.2021, transferta e shumës monetare 390.000 euro;

37. Episodi i datës 21.01.2021, transferta e shumës monetare 250.000/300.000 euro;

 38. Episodi i datës 25.01.2021, transferta e shumës monetare të 360.000 euro;

39. Episodi i datës 29.01.2021, transferta e shumës monetare 305.000 euro;

40. Episodi i datës 05.02.2021, transferta e shumës monetare 330.000 euro;

41. Episodi i datës 21.02.2021, transferta e shumës monetare 290.000 euro;

42. Episodi i datës 25.02.2021, trasnferta e shumës monetare 265.000 euro;

Kush i jepte paratë?

Soni Pepa, ortak me Ervis Çelën në trafikun e kokainës në Itali dhe në tregun europian sillte paratë në Shqipëri. Fitimet e Ervis Çelës ia dërgonte vëllait të Ervisit, Albin Çela, në Peqin ndërsa të vetat ia çonte të vëllait të vet, Ditjon Pepa. Soni në SkyECC ishte me nofkën 'zhurma' dhe Çela në përgjime shprehet se është 'ai që dërgon paratë në Shqipëri “

Në datën 6.11.2020

Ervisi i shkruan Soni Pepës: Ke shofer gati?

Takimet me shoferët shqiptarë bëheshin në Ankona ose Bari. Shoferët udhëzoheshin qartë, ndërkohë që duhej të dorëzonin pakot në destinacion.

Kush e bënte transportin?

Shoferët të besueshëm të autobusëve të linjave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Ata kryenin transfertat e shumave monetare nëpërmjet pagesës së përqindjes. Deri tani SPAK ka identifikuar 3 dhe shuma që merrnin ishte 2% e parasë që fusnin në Shqipëi.

Një prej tyre është Elidon Çela, i arrestuar dhe në 24 tetor 2024 pasi në autobusin e tij që vinte nga Italia iu gjetën 522 mijë euro.

Në një bisedë të datës 22. 07. 2020 Elidoni i tregon Soni Pepës se ai dërgon vetëm lekë e merr porosi dhe i dërgon nga një vend në tjetrin ‘nuk ngatërrohet me mall’

Soni Pepa: Punon me mall ti apo me autobus?

Elidon Çela: Une vetëm lekë çojm nuk ngatërrohem me mall. I bëj tulla tulla.. Lidhem direkt me robin dhe ja dorëzoj në dorë.. se s’kan pa lekë me sy në Shqipëri.. I bie të fikët po panë thesin.

Evidentohet se ai “ka kryer lëvizjet nga Porti i Ankonës dhe i Barit me destinacion final portin e Durrësit’ evidentohet në dosje.

Shoferë të tjerë janë Kujtim Gjyli dhe Alfred Gjoni, ndaj të cilëve u është dhënë masa detyrim me paraqitje. Ka dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar të cilat kanë kryer transferat e shumave monetare për llogari të Soni Pepës, por nuk evientohet nëse kanë marrë % për kalimin e shumave monetare. 

Ku fshiheshin paratë?

Mënyra e trasnfertës kryesisht ka qenë nëpërmjet fshehjes së shumave monetare në objekte të ndryshme si kuti cereali, çanta, termusa plazhi etj. të vendosura në autobusë dhe furgona nëpërmjet linjës Ancona Durrës dhe Bari Durrës për periudhën kohore Qershor 2020- Shkurt 2021, evidentohet në dosje.

Më 26 korrik 2020 Soni Pepa i shkruan Albin Çelës se 260 (dyshohet 250 mijë euro) nisen me Kujtimin ndërsa 250 mijë të tjera me tjetrin.

Në një tjetër episod në shtator 2020 Elidon Çela fut në portin e Durrësit 505 mijë euro cash dhe ia dorëzon Ditjon Pepës

Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Operacioni

Më 8 gusht 2025 Prokuroria e Posaçme deklaroi se goditi një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, e cila i pastronte paratë në Shqipëri me kompani biznesi, resorte dhe pasuri të patundshme. Në krye ishin Franc Çopjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar në Belgjikë për vepra penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal dhe Ervis Çela i cili në atë kohë jetonte në Paraguaj

Organizata akuzohet si përgjegjëse për trafikimin e ndarë në disa ngarkesa të 28 tonëve kokainë nga Paraguaj në drejtim të Anversës në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani. Nga këto sasi u sekuestruan 17 ton kokainë me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco