Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ Berisha: Rama shpërblen kartelin e Troplinëve për angazhimin në fushatë: I jep stadiumin e Durrësit për kulla

16:45, 21/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi marrjen e stadiumit 'Niko Dovana' në Durrës nga Karteli i Troplinëve. Nga selia blu, Berisha deklaroi sot se në territorin e stadiumit do të ngrihen kulla nga karteli i Troplinëve, si shpërblim për angazhimin kriminal në fushatën elektorale të 11 majit.

Një gjë është e sigurt që ish-presidenti Edmond Hasanbelliu dhe Edi Rama ia kaloi stadiumin dhe qindra mijëra metra katrorë rreth stadiumit korporatës famëzezë të investimeve.

"Kjo korporatë që merr përsipër, ka gjetur si blerës dhe zhvillues me urdhër natyrisht të Edi Ramës, kartelin famëkeq Troplini.

Rrotull stadiumit janë planifikuar një seri ndërtesash, ndër të cilat kulla me lartësi 125 metra. U shpërblye pra, ja ku dolën votat e deputetëve të kartelit. E Ballës dhe deputetëve të tjerë.

Sali Berisha u shpreh se ky vendim u firmos nga Belinda Balluku, si numri dy I qeverisë, ndërsa akuzoi SPAK – un se nuk i ka sekuestruar kompanitë e Elvis Doçit.

Tani, ky është vendimi i Edi Ramës. Në mungesë dhe me dëshirë, e zëvendëson Lubi Balluku’,

Berisha u ndal edhe tek farsa elektorale, ku publikoi pamjet të reja të cilat vërtetojnë fenomenin e trenit bullgar.

Kreu demokrat teksa komentoi urdhrin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, theksoi se edhe Komisioni Evropian rekomandon ndarjen e partisë nga shteti.

Berisha deklaroi se në 11 maj nuk u zhvilluan zgjedhje, por një farsë elektorale nga mazhoranca socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco