Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

‘Presion administratës, ndikimi i krimit...’, Beleri: Zgjedhjet u vodhën deri të shtunën…

09:53, 18/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv se Brukseli do integrimin e Shqipërisë dhe nuk ka dëshiruar të na hedhë hi syve.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai tha se Brukseli edhe shqiptarët duan që Shqipëria të bëhet pjesë e  Bashkimit Evropian sa më shpejt. Ai deklaroi se zgjedhjet e 11 majit u vodhën deri te shtunën. Të dielën procesi ishte i qetë.

Fredi Beleri: Shumë eurodeputetë duan që të avancojë procedura e anëtarësimit. Por në qoftë se shkelja e së drejtës dhe ndarja e pushteteve nuk funksionin në Shqipëri. Atëherë vendi nuk ka për tu bërë pjesë e BE. Të gjithë e dinë që, po të lexoni raportin e vëzhguesve të parlamentit evropian për zgjedhjet e fundit, po ta përshkruaj me një fjalë raporti thoshte se zgjedhjet u vodhën deri të shtunën të dielën procesi ishte në rregull. Ky do të jetë edhe qëndrimi besoj i OSBE. Që gjithë procesi kishte shkelje. Kishte pensionet e pamerituara. Falje gjobash. Presion ndaj administratës. Ndërhyrje te krimit të organizuara. Por ditën e diele procesi ishte në rregull. Dhe me një fjale zgjedhjet kishin mbaruar të shtunën.

Opozita në Shqipëri është në një hall të madh. Sepse pushteti në Shqipëri është autokrat dhe i ngjan një diktature që shitet si një demokraci në BE. Këtu duhet të sensibilizojnë që nuk funksionon asgjë. Nëse do të shikojmë çfarë ndodh ditët e fundit. Në cilin shtet të Evropës kryeministri do urdhëronte kryetarët e bashkive për të ndryshuar administratën. Kjo është që nuk funksionin ndarja e pushteteve. Në bazë të Kushtetues shqiptare, kryebashkiaku është ai që del direkt me votën e popullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco