Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Tërmeti 2019/ Denoncimi i pazakontë në ‘Kafe Shqeto’: Bashkia e Tiranës më tha të kallëzoja vëllanë në Polici të përfitoja …

09:18, 18/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Thuajse 6 vite nga tërmeti i 2019, që goditi rëndë kryeqytetin, Durrësin dhe Thumanën , shumë banorë enden sërish dyerve të Bashkive me shpresën se do të përfitojnë ndonjë dhomë më tepër.

I tillë është edhe rasti i Alketa Kalamalo në zonën e Kombinatit, ku tërmeti i 2019 e goditi rëndë, ku 4 kurorë në apartamentin e saj e panë vetën jashtë dhe të pastrehë.

Në një intervistë për emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Kalamalo thotë se pavarësisht VKM që çdo kurorë të përfitojë një hyrje, Bashkia e Tiranës e injoroi, duke i ‘detyruar’ familjet që të regjistronin vetëm një familjar për ta përfituar.

Sipas Kalamalos, gjatë porcedurave, në Bashki u regjistrua vetëm i vëllai, dhe ishte ai që përfitoi hyrjen për të 9 pjesëtarët e familjes, ndërsa të tjerët nuk morë asgjë.

Për të kërkuar sqarim për sa kishte ndodhur, nisur edhe nga eksperienca e familjeve me shumë kurorë që kishin përfituar më shumë se një apartament, Kalamalo tha se Bashkia ndihej e keqardhur për ta, ndërsa si zgjidhje dha, denoncimin për të vëllanë, në mënyrë që të përfitonte.

Më 2019 si të gjithë u prekëm nga tërmeti. Nisi kalvari i procedurave. Na është thënë në bashki se do regjistrohet vetëm 1 person, dhe u regjistrua im vëlla sipas rregullave. Pas zgjedhjeve dolën procedurat e përfituam 2+1, por Rama nxori disa VKM se personat që ndërrojnë jetë nuk përfitojnë etj, dhe kur jeni shumë kurora disa persona e kanë përfituar.

Të paktën duhet të përfitonim dhe një ambient më shumë. Jemi 9 veta në familje. Ne fituam 2+1, 100 m2 për 4 kurora, duhet të kishim marrë dhe +2 dhoma më shumë. Arrita ta kontestoj përmes një avokati por që e lashë përgjysmë për arsye financiare. Bashkia më thotë na vjen keq që s’e fituat. Por bashkia thotë pse nuk bëtë një procedurë më tej, Bashkia është koshiente që s’e kemi përfituar.

Ne me bashkinë e kemi mbyllur që të mos rrija pa çati mbi kokë. Të marr një avokat, është me shpenzime ekstra. Persona që njoh kanë shpenzuar me avokat por s’kanë fituar asnjë gjë. Ka familje që kanë përfituar një ambient më shumë.

Që të isha dhe unë pjesa e bonusit, nga bashkia më thanë të denoncoja vëllain në Polici. S’mund ta denoncoj familjen time, se s’më ka dhunuar as asgjë. Për ta denoncuar në mënyrë që të përfitoja bonusin. Denoncim para ligjit, dhe e lashë. Kërkoj të marr një ambient, e vetme s’kam forcë. S’jemi mbuluar të 9 me bonus, vetëm vëllai ka marrë bonus. Pavarësisht se u regjistruam të gjithë masivisht, nuk u bë asjë procedurë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco