Lajmi i fundit

Aksident tragjik në aksin Korçë–Ersekë, humb jetën një fëmijë! E përplasi makina

Nesho: SHBA akuzon Ramën për kapjen e drejtësisë me paratë e taksapaguesve amerikanë

21:22, 17/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, diplomati Agim Nesho komentoi raportin e paraqitur në Kongresin Amerikan, ku akuzohet se paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për të ushtruar ndikim në Shqipëri, përfshirë edhe kapjen e drejtësisë.

Nesho theksoi se ky raport, i hartuar nga një prej organizatave më të rëndësishme konservatore në SHBA, pasqyron shqetësimin për mënyrën se si fondet publike janë përdorur për qëllime politike, duke përmendur rolin e fondacioneve majtiste dhe ndikimin e George Soros në procesin e reformës në drejtësi.

 “Sigurisht që do të reflektojmë, ky është një proces. Sapo ka filluar një ndryshim i madh, ku kemi një administratë të re, e cila ka një periudhë tepër të shkurtër. Është brenda transformimit edhe të organikës së saj me njerëz të rinj, me politika të reja, kjo është një ndër politikat e saj. Kjo nuk është thjesht një organizatë e zakonshme, është një nga think-tank-ët kryesorë të konservatorëve të Partisë Republikane dhe më gjerë që përfaqëson. Është projektuesja e projektit 2025, që në një farë mënyre jep linjat kryesore të zhvillimit të politikave të kësaj administrate.

Dalja dhe paraqitja e raporteve të tilla është tepër e rëndësishme, sepse janë pjesë e mendimit dhe asaj që do të reflektohet në politikën e jashtme amerikane në të ardhmen. Ajo që pashë unë tepër shqetësuese në këtë raport përpara Kongresit Amerikan: paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur në zona të tilla ku organizata majtiste si Sorosi kërkonin që të mbajnë influencat e tyre deri në ndryshimin e regjimit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Shqipëri, ku në radhë të parë donin të kapnin drejtësinë shqiptare. Edhe propozimi për drejtësinë nuk ka qenë për opinionin televiziv dhe shikuesit, por është një projekt që ka sjellë Sorosi, ka paraqitur në Shqipëri dhe më pas, me mënyrën e tij të influencës, ka detyruar Departamentin e Shtetit dhe miqtë e tyre, të cilët kishin lidhje, për të përkrahur këto fonde.” – tha Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco