Gazetari Basir Çollaku duke komentuar raportin e dorëzuar në Kongresin e SHBA-së për fondacionin Soros dhe se si 270 mln eurot e USAID në Tiranë kanë përfunduar në xhepat e këtij fondacioni, është shprehur se, kongresi Amerikan do të japë mesazhet e duhura.
Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Çollaku u shpreh se, në këtë raport thuhet qartë që Soros bëri reformën në drejtësi në Shqipëri, që drejtësia të kapej nga Edi Rama.
‘Si u veprua me Sali Berishën, krerët e tjerë të opozitës dhe këdo që ishte kundër këtij pushteti që kontrollohet nga një individ që është Edi Rama.
Këtu duhen hetuar financuesit dhe njerëz në ambasadën e SHBA që kanë ekzekutuar urdhrat, siç thuhej dhe në raportin e prezantuar në Kongres, që nuk kishte asnjë zyrtar të zgjedhur se sa Aleks Soros.
Aleks Soros që vinte këtu një herë javë dhe përqafohej sa me Veliaj dhe me Ramën, besoj se këtu jepej dhe mesazhi për ata njerëz të drejtësisë se, kujt duhej ti bindeni, kush është padroni i reformës.
Kjo ishte trusnia edhe publike ndaj institucioneve të krijuara dhe këtu duhet të përmendim edhe strukturën e posaçme, SPAK. Çdo shqiptar duhet të jetë i bindur për një gjë; nëse kjo strukturë duhej ti shërbente taksapaguesve shqiptarë dhe atyre amerikan, ne nuk do kishim sot kryeministër Edi Ramën, nuk do kishim jashtë qelive gjysmën e qeverisë, deri më sot. Ata do ishin të pandehur dhe në qeli.
Vitin e shkuar ka pasur tjetër raport në Kongresin Amerikan për krimin e organizuar ku përfshihej dhe krimi shqiptar dhe ata që ishin në Amerikën Latine. Pra u futën në tregun e kokainës, tregun e miliardave, aq shumë sa në BE, sipas raportit të DEA risku i rrezikshmësisë së financave dhe rendit në kuotat 30-35% të mafias shqiptare duke lënë pas organizata shekullore kriminale.
Dhe kur ndodhte diçka në Shqipëri, kapej ndonjë organizatë e madhe, kush ishte? Ishte DEA. Pra edhe shqetësimi dhe alarmi që kapi DEA-n dhe kjo ndodhi pas zgjedhjeve, pas ardhjes së presidenti Trump.
Ky raport, në Kongresin e SHBA-së do të sjellë mesazhet e duhura në ambasadën amerikane, se nuk kemi as ambasador prej 2 vitesh’, tha Basir Çollaku në SYRI TV.
© SYRI.net