Avokati Genci Gjokutaj ka folur në ‘Task-Forcë’ në Syri TV për mënyrën se si u konceptua dhe u zbatua Reforma në Drejtësi në Shqipëri, duke e cilësuar atë një projekt të njëanshëm dhe të kontrolluar politikisht.
Sipas tij, pavarësisht nisjes së saj me një konsensus të plotë në Kuvend, reforma devijoi drejt një modeli të kontrolluar nga faktorë të jashtëm, përfshirë përfaqësues të lartë të diplomacisë amerikane në Tiranë. Gjokutaj thotë se përfshirja e ambasadores Yuri Kim ka qenë përtej çdo standardi diplomatik, duke ushtruar presion të drejtpërdrejtë në proceset e vetingut dhe në vendimmarrjet gjyqësore, me qëllim krijimin e një drejtësie të kontrolluar politikisht.
Genci Gjokutaj: Ka patur një simetri të veprimeve në Amerikë dhe këtu në Shqipëri. Reforma në Shqipëri u votua nga 140 deputetë në mënyrë unanime, pastaj papritur opozita u tërhoq, Lulzim Basha, nga Parlamenti dhe në mënyrë gjoja aksidentale u detyrua në këtë rast që ta bënte të njëanshme Reformën në Drejtësi.
Këtu fillon pastaj asimetria e asaj që duhej bërë me atë që ndodhi në fakt. Dhe po ta ndiqni me vëmendje, përfshirja e përfaqësuesit më të lartë të shtetit amerikan në Shqipëri, ambasadores Yuri Kim, ka qenë e plotë 24/24, në ndërhyrjen e dhunshme në organet e drejtësisë në veting, pra në mënyrë jo diplomatike por as etike, për të ushtruar dhe implementuar atë platformë politike e cila do të ishte hiç nëse nuk do të bëhej një reformë drejtësie ashtu siç i shkonte atij lloj modeli. Dhe ai lloj modeli nuk mund të kishte një gjyqësor të shëndoshë, një reformë progresiste në sistemin e drejtësisë por duhet të kishte një biçim të tillë siç e kemi ne sot ku vendimet jepen të gatshme. Janë të tipit direktiv dhe të tagrit të qartë në opozitën shqiptare. Pra, kjo platformë politike të themi të vërtetën, e nisur nga Sorosi dhe segmentet e tij kërkonte disa kushte këtu në Shqipëri që ajo të mos haste pengesa dhe të zbatohej ashtu siç u bë.
Dhe ju e keni parë se çfarë ka ndodhur me zotin Berisha deri ku Yuri Kim vajti deri në Gjykatën e Shkallës së parë në Tiranë bashkë me Erion Veliaj për të hedhur një short që ti jepej e drejta Alibeajt që të ankimohej një vendim ku ai nuk kishte marrë pjesë. Për të mbajtur peng opozitën në korridoret e drejtësisë, derisa këta të arrinin asgjësimin e Partisë Demokratike. Kjo ka qenë.
Në bazë të manualeve, sikur edhe në tregun e mallrave të shkosh kjo shumë nuk përkon me inventarin e mallrave që përmban tregu. Pra, këto nuk janë para, këto janë para për të blerë njerëz.
© SYRI.net