SYRI TV/ PD denoncon skandalin me fletët e votimit: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi

22:37, 02/06/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka denoncuar skandalin sipas të cilit, për zgjedhjet e 11 majit 2025, mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit.

Konstatimi i këtij fakti erdhi pas shqyrtimit të të dhënave zyrtare që vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte përcjellë Partisë Demokratike një ditë më parë. Nisur nga këto fakte tronditëse, Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ nisjen urgjente të një hetimi administrativ.

Sipas të dhënave zyrtare të vetë institucionit që i drejtoheni, rezulton se janë:

3.534.792 fletë votimi të prodhuara,
1.463.204 fletë votimi të gjetura në kutitë e votimit,
1.935.834 fletë votimi të deklaruara si të papërdorura, dhe
5.000 fletë votimi të deklaruara të dëmtuara.

Pra, diferenca tregon qartë se mungojnë saktësisht 130.754 (njëqind e tridhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e katër) fletë votimi të papërdorura!

Në vijim të sa më sipër, dhe bazuar mbi këto gjetje, kërkojmë:

Nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga ana e KQZ-së, si dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të gjitha kutitë e votimit në rang vendi (5.225 QV), në përputhje me nenin 160 dhe vijues të Kodit Zgjedhor;

Sqarime të detajuara mbi këtë situatë faktike, me qëllim të tregohen qartë vendndodhja dhe trajtimi i mbi 130.000 fletëve të votimit, pasi nuk përputhen në asnjë mënyrë numri total i fletëve të prodhuara me shumën e votave të gjetura në kuti, plus fletët e papërdorura, plus fletët e dëmtuara.

Në shkresën e saj, Partia Demokratike ka kërkuar nga KQZ që për këto fakte tronditëse ky institucion të veprojë menjëherë dhe në përputhje të plotë me parimin e ligjshmërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco