VIDEO/ Topalli: Po shkelet statusi i PD. Gara në parti është e rreme dhe joreale

VIDEO/ Topalli: Po shkelet statusi i PD. Gara në parti është e rreme dhe joreale

14:08, 30/06/2017
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka dalë në një konferencë për mediat duke folur në lidhje me situatën në PD. Sipas Topallit, “Basha kërkon të shmangë llogaridhënien dhe kërkon të manipulojë procesion duke shkelur brutalisht statusin e partisë”.

Deklarata e plotë

Lulzim Basha ka urdheruar nisjen e nje procedure antistatutore per t’i imponuar Partise Demokratike nje gare te rreme per drejtimin e ri. Duke e bere procesin zgjedhor ne Parti antistatutor, te nxituar, jo serioz dhe te papergjegjshem, zoti Basha po kerkon jo thjesht te mbaje peng partine dhe te grabise nje mandat te ri drejtues, por se pari po kerkon qe t’i shmanget dhenies llogari dhe marrjes persiper te pergjegjesise per humbjen katastrofale ne zgjedhjet parlamentare. Zoti Basha shpreson se permes gares se tij te rreme mund te shnderrohet nga humbes ne “fitimtar”.

Disa qindra mije vota qe Basha ia hoqi Partise Demokratike nuk i asgjeson dot me nje proces te manipuluar zgjedhor brenda partise. Demokratet nuk ia falin kurre edhe sikur te manipuloje 100 perqind te rezultatit te gares.

Zoti Basha eshte katastrofa e PD-se.

Fale strategjise se gabuar dhe taktikave elektorale te ngritura mbi glorifikimin e personalitetit te tij te rreme ai rrezoi ne gjunje Partine Demokratike dhe i dha ndihmen me te madhe zotit Rama, bashkudhetarit dhe mikut te oreve te vona te kesaj vere, per fitoren e tij derrmuese. Rama i kerkoj marreveshje qe te behej timonier, Basha e desh aq shume sa e beri “kondotier”. Ringritja e PD-se dhe revanshi i saj politik fillon vetem me largimin e zotit Basha. Demokratet e dine shume mire kete, prandaj zoti Basha kerkon me cdo kusht te manipuloje procesin duke shkelur brutalisht statutin e Partise.

Basha nuk pranon barazi ne gare, nuk pranon rregulla te drejta dhe te paanshme, nuk pranon proces te hapur dhe transparent, nuk pranon konkurrence te vertete as idesh dhe as personalitetesh, nuk pranon ballafaqim dhe as debat. Zoti Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e verteta. Por tek te gjitha keto eshte shpetimi i PD-se. Prandaj ne kerkojme gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat. Ne kerkojme respektim dhe vendimarrje te forumeve drejtuese, sipas statutit. Te gjitha keto jane kushte te panegociueshme te procesit. Pa to ne PD nuk ka dhe nuk mund te kete gare. Sa me shpejt ta realizije Basha kete, aq me shpejt do vije ringritja.

I bej thirrje zotit Basha te nderpese menjehere paligjshmerine dhe pengmarrjen e partise, perpara se te perballet me zemerimin dhe revolten e demokrateve. Te kuptoje sa me shpejt se demokratet do dine ta mbrojne partine e tyre.

Une u bej thirrje te gjithe demokrateve te behemi bashke, te mbrojme partine nga pengmarrja, te refuzojme grabitesit. Ky eshte obligim i te gjitheve funksionare e militante, anetare forumesh e drejtues, perfaqesues degesh dhe koordinatore. Eshte koha te ngrihemi, te mbrojme statutin dhe te drejten tone per te zgjedhur drejtuesit. Eshte koha te mbrojme demokracine dhe vlerat demokratike qe na lidhin tash tre dekada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati i republikes se vjeter30/06/2017 18:27

Situata ne PD po perkeqsohet ore pas ore. Nese nuk nderhyn Doktori, atehere kerkoj nga gjithe kontestuesit e procesit te zgjedhjes se Kryetarit te PD, qe te vene ne dijeni edhe Presidentin e Partive Popullore Europiane dhe gjithe drejtuesit e partive simotra, per kete degradim te procesit. PD duhet te shpetohet nga manipulimi dhe degradimi, qe mos te kthehet ne OJF.

velo30/06/2017 16:27

Sot o topall ishe tamam nje vejushe e zeze ( sapo kishe ngjyrosur floket tere thinja dhe pa lare fare koken dole ne televizor) ) dhe hipokrite ne kulm. Nuk e merr dot ( kurre me ) drejtimin e PD NJE DEZINJATORE E SIGURIMIT TE SHTETIT

velo30/06/2017 16:26

Sot o topall ishe tamam nje vejushe e zeze ( sapo kishe ngjyrosur floket tere thinja dhe pa lare fare koken dole ne televizor) ) dhe hipokrite ne kulm. Nuk e merr do (t kurre me ) drejtimin e PD NJE DEZINJATORE E SIGURIMIT TE SHTETIT

ceca30/06/2017 14:39

Po ku ishe ti o antare e vjeter e kryesise se PD qe se bashku me Patozin e shume ish zyrtare te tjere te larte te qeverive Berisha , e lejuat Lulzim Bashen te shkelte statutin e partise , duke mos e mbledhur Kryesine dhe Keshillin Kombetar per nje kohe kaq shume te gjate ....????!!!! Ku ishe ti me patozin qe sot po nxirrni tym e flake nga goja si Kuçedra , se bashku me ata ollrat , guxhollrat , kullurat , qe nuk dhane asnjehere llogari ne Partine Demokratike per renien e saj ne opozite ne 2013-en , por vetem " u larguat " nga postet drejtuese per ne karriken e ngrohte te deputetit ???!!! Te gjithe ju o kerminj , do te deshtoni edhe kesaj rradhe per te thyer Partine Demokratike , ashtu siç deshtuan me turp edhe ne vitin 2000 - 2001 , drejtuesit e lidhjes e qendres se djathte te udhehequr aso kohe nga Genc Ruli , Petrit Kalakula , Dashamir ShehI , Pollo ; e qe me pas doktori ju mori " me te mire " e ju futi ne serish ne parlament e qeveri .

Shaba30/06/2017 14:26

Pse beni sikur nuk e kuptoni? Pse nxitoheni kaq shume per te zgjedhur kryetarin e ri? Asgje nuk shkon mbare me gjaknxehtesi, me ngarkesa emocionale, me mllefe dhe inate. Duhet nje proces i gjate (3-4 muaj) i rikrijimit te PD-se mbi baza te verteta demokratike, me shance dhe munddesi te barabarta per te gjithe, duke nderhyre edhe tek statuti. Se pari, Basha duhet te jape urgjentisht doreheqjen dhe mos te bej lojra me ngri-shkri! Zgjedhja qysh ne fillim e kryetarit te ri eshte nje hap teper e nxituar dhe mjaft i demshem. Fillimisht duhet qe te gjithe drejtuesit ne qender dhe ne baze te dorehiqen nga funksionet drejtuese dhe te japin llogari perpara demokrateve!!! Fatkeqesisht po tentohet te fillohen perseri punet keq e me keq, po fillohet perseri gabim, po niset procesi nga fundi njesoj si ne 2013, pa bere asnje analize te humbjes, te gjithe neper vape, pa asnje motiv do te perfshihen ne fushate per kryetarin. Nje gabim kryesor qe e coi PD-ne, vec gabimeve te tjerave, drejt humbjes se 200 mije votuesve. I njejti gabim qe po tentohet te behet sot, do te coje drejt humbjes se 200 mije te tjereve ne zgjedhjet e ardheshme. Sepse duhen ndermarre keto hapa: 1. Duhet bere nje here e mire analiza e thelle e humbjes se PD-se, duhet te dalin shkaqet, shkaktaret, pergjegjesite, pergjegjesit dhe te nxirren mesimet. 2. Pergjegjesit duhet te japin llogari perpara demokrateve. 3. Te dorehiqen nga te gjitha forumet drejtuese partiake te gjithe drejtuesit qendrore dhe lokale dhe te gjithe deputetet dhe ish-deputetet pergjegjes te humbjes, te cilet sot pa marre asnje dite pjese ne fushate, biles duke votuar kundra PD-se, po ulerijne neper media si cakenj te uritur per mandate. 4. Nuk duhet nxituar per te zgjedhur menjehere brenda 1 muaji kryetarin e ri te PD-se. 5. Riorganizimi i ri i PD-se pas kesaj humbjeje duhet te behet me parimin 1 antar, 1 vote dhe me primare. 6. PD zgjedhjet ne te gjitha strukturat, pas perfundimit te analizes se thelle, duhet t'i filloje ne shtator, duke zgjedhur fillimisht me primare ne baze te parimit 1 antar 1 vote, kryetaret e degeve dhe strukturat lokale perkatese neper rrethe dhe pastaj duke kulmuar ne fund, nga mesi i tetorit me fillimin e fushates per zgjedhjen me primare te kryetarit te PD-se dhe jo nga fundi, duke zgjedhur ne fillim kryetarin dhe pastaj ata lokalet neper rrethe. Kjo eshte me demokratike, transparente, e drejte dhe ngjall shpresen e ringritjes se PD-se. Ne rast se zgjidhet kryetari i PD perpara kryetareve dhe drejtuesve te strukturave ne baze atehere PD-ja do te percahet me keq sepse kryetari do te ndikoje qe ne baze te zgjidhen mbeshtetesit e vet, tarafi i vet dhe klani i vet.

odise30/06/2017 14:17

E veshur me te zeza ,sikur te jete ne zi.Kujt do tia hedhi ajo me ato fjale anglisht qe perdori ajo gjate fjalimit te saj historik. Nje femer hipokrite nuk nuk ka te drejte morale te dale dhe pushtoje mediat duke qare per karriken qe nuk iu dha nga basha. Ajo ka mbi 2 vjet qe punon kundra PD dhe bashes vetem nga egoizmi isaj i shfrenuar. PO ti moj zonja dizenjatore e ke lene ndonjehere karriken me deshire ? Ty te ka mbajtur afer karrikes berisha pa do kishe flutuaruar me koha nga PD Ish sigurimsat duhen te zhduken te gjithe nga PD Vetem me ikjen e tyre nga PD kjo parti do te eci perpara Ku ike dhendrrin edhe vajzen zonjushe topalli? Mos ti mban akoma rama ne ambasadaen shqiptare ne PARIS

Shaba30/06/2017 14:09

Pse nxitoheni kaq shume per te zgjedhur kryetarin e ri? Se pari Basha duhet te japi urgjentisht doreheqjen dhe mos te bej lojra ngri-shkri! Zgjedhja qysh ne fillim e kryetarit te ri eshte teper e nxituar. Fillimisht duhet qe te gjithe drejtuesit ne qender dhe ne baze duhet te dorehiqen dhe te japin llogari perpara demokrateve!!! Po fillohen perseri punet keq e me keq, po fillohet perseri gabim nga fundi si ne 2013, pa bere asnje analize te humbjes, te gjithe neper vape, pa asnje motiv do te perfshihen ne fushate per kryetarin, Gabimi kryesor qe e coi PD-ne vec te tjerave drejt humbjes se 200 mije votuesve. I njejti gabim do te coje drejt humbjes se 200 mije te tjereve ne zgjedhjet e ardheshme. Sepse: 1. Duhet bere nje here analiza e thelle e humbjes se PD-se, duhet te dalin shkaqet, shkaktaret, pergjegjesite, pergjegjesit dhe te nxirren mesimet. 2. Pergjegjesit te japin llogari perpara demokrateve. 3. Te dorehiqen nga te gjitha forumet drejtuese partiake te gjithe drejtuesit qendrore dhe lokale dhe deputetet pergjegjes te humbjes, te cilet sot pa marre asnje dite pjese ne fushate, biles duke votuar kundra PD-se, po ulerijne si cakenj te uritur per mandate. 4. Nuk duhet nxituar per te zgjedhur menjehere brenda 1 muaji kryetarin e ri. 5. Riorganizimi i ri i PD-se pas kesaj humbjeje duhet te behet me parimin 1 antar, 1 vote dhe me primare. 6. PD zgjedhjet ne te gjitha strukturat duhet t'i filloje ne shtator nga baza pas analizes se humbjes, duke zgjedhur fillimisht me primare ne baze te parimit 1 antar 1 vote, kryetaret e degeve ne rrethe dhe pastaj duke kulmuar ne fund, nga mesi i tetorit me zgjedhjen me primare te kryetarit te PD-se dhe jo duke zgjedhur ne fillim kryetarin dhe pastaj ata lokalet neper rrethe. Kjo eshte me demokratike, transparente, e drejte dhe ngjall shpresen e ringritjes se PD-se. Ne rast se zgjidhet kryetari i PD perpara kryetareve dhe drejtuesve te strukturave ne baze atehere PD-ja do te percahet me keq sepse kryetari do te ndikoje qe ne baze te zgjidhen mbeshtetesit e vet, tarafi i vet dhe klani i vet.

Shto koment

Denonco