Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

FOTO/ Zbardhet mesazhi, Saimir Tahiri u shkarkua nga presioni i ndërkombëtarëve!

FOTO/ Zbardhet mesazhi, Saimir Tahiri u shkarkua nga presioni i ndërkombëtarëve!

16:13, 22/06/2017
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm, Saimi Tahiri akuzoi sot LSI-në dhe ish-kryetarin e saj, Ilir Meta për zgjedhjet dhe për rolin e LSI-së në këtë fushatë.

Mes rreshtave të një reagimi të gjatë Tahiri akuzonte LSI se e kanë përgjuar në zyrë gjatë kohës që ishte në detyrë. Ministri aludoi se zv/ministri i tij, Ilir Marko i ka vendosur një përgjues ambientet e Ministrisë.

Në fakt, kjo akuzë duket se ka zbuluar të vërtetën e përgjimit të Ministrit, por edhe arsyet e shkarkimit të tij.

Ish-zëvendësi i Tahirit, Ilir Marko ka treguar atë që ka ndodhur me Saimir Tahirin gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Në një mesazh privat, Ilir Marko i kujton Saimir Tahirit se nuk ishte nevoja ta përgjonte ai (siç aludon Tahiri), pasi këtë gjë e kanë bërë shërbimet ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij, Marko shkruan se edhe motivi i shkarkimi i Saimir Tahirit ka ardhur si partnerët  ndërkombëtarë. Ai shkruan se nëse Saimir Tahri do sqarime për motivet e shkarkimit lë të pyesë, Edi Rama për letrën ultimatum që i ka mbërritur në zyrë nga ndërkombëtarë.

Gjatë ditës së sotme, Tahiri reagoi mjaft ashpër pas akuzave që kandidatja për deputete e LSI-së, Eriona Bixha i bëri për blerje votash në Vorë. Kandidatja e LSI-së tha se Saimir Tahiri dhe njerëzit e tij po blejnë vota në Bashkinë e Vorës. LSI paraqiti emra dhe targa makinash që përdoren për të shpërndarë lekë.

Në vend të përgjigjes për këtë akuzë, Tahiri tha se sulmet e LSI ndaj tij janë politike. Ai tha se e kanë akuzuar me pa të drejtë edhe gjatë kohës që ishte ministër. Aludimet e forta që bëri Ministri për përgjime, kanë nxitur dhe reagimin e Zv/Ministrit Ilir Marko. Ky i fundit, ndryshe nga Tahiri me etikë qytetare i kujton se përgjimet dhe shkarkimet i kanë ardhur nga ndërkombëtarë, për shkak të trafikut të drogës. /Koha Jonë

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Populli23/06/2017 06:56

Pse nuk zbatohet ligji te futet ne burg kontrabandisti me mbeshtetejen e shtetit sa do vazhdojme keshtu te flaken njerzit e tille

Populli23/06/2017 06:56

Pse nuk zbatohet ligji te futet ne burg kontrabandisti me mbeshtetejen e shtetit sa do vazhdojme keshtu te flaken njerzit e tille

Beni 22/06/2017 18:55

Mjere ju te ps skeni shprese as ke LSI ju msrte mortja ,po iliri ju shiti njehere . kush beson lsi i destinuar te zhytet ne m.t

labi22/06/2017 18:05

mjere ju te rilindjes dhe mjer ne se shqiptar qe na kane qeverisur ca drogmen..tahir deoga dhe edvin kokaina

ASMON22/06/2017 16:52

Ky Saje qorri ka qene me qafsh moj Shege,po dhe ky zv/ministri nuk ka qene me mire jo.E para nuk di te shruaje shqip dhe e dyta,nuk i thuhet ish shefit tend ne qeveri : o i mjere.Pavaresisht se Saja eshte me keq se kaq...ky ditka edhe gjera qe ministri i di si psh ardhja e nje ultimatumi..Oh ç'qeveritare leshi qe ka ky atdheu yne....

Beni22/06/2017 16:19

Mjere ju te pd keni shprese ke LSI ju msrte mortja, po iliri ju shiti njehere . kush beson lsi i destinuar te zhytet ne m.t

Shto koment

Denonco