VIDEO/ Berisha: Me nder ministri nxori sot briskun në Kuvend dhe kërcënoi deputetin! Gangsterë si këta nuk gjenden në botë

20:36, 02/05/2024
A+ Aa A-

Duke folur për qytetarët në tubimin e përnatshëm në rrugën e Shpresës, kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar dhe kërcënimet e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja ndaj deputetit Agron Shehaj, të cilit iu drejtua se ‘do ti presë veshët’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Demokrate dhe demokratë!

Misioni juaj për përmbysjen e diktaturës së dytë është fati, është shansi më i madh historik që mund t’i jepet njeriut.

Dhe kjo kërkon të marrim në dorë fatin tonë.

T’i dalim zot fatit tonë.

T’i dalim zot Shqipërisë.

T’i dalim zot shqiptarëve.

Miqtë e mi, zemërimi ynë duhet të jetë i pakufishëm.

Sot në parlament me nder ministri, nxori briskun dhe i tha deputetit se të pres veshin.

A ka gangster si ky në Europë?

A gjenden gangsterë si këta në botë?

Çfarë presim?

Presim të na i presin veshët?

Jo kurrë, në sulm, në sulm, në sulm!

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco