Zhupa bisedon me gazetarët e RTSH, të pushuar padrejtësisht nga puna/ Reporterja: Peza, si Çaplini që imiton Hitlerin

12:19, 17/05/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar një takim me gazetarët, të cilët janë shkarkuar nga RTSH me urdhrin politik të drejtuesit, Alfred Peza.

Takimi i Zhupës me gazetarët u zhvillua në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

"Kur përballë ke brutalitet të pashpjeguar është e pamundur të jetosh në paqe. Nuk arrija ta kuptoja që pas 34 vitesh kur është rrezuar komunizmi të vinte një valë spastrimesh të pafre nga një ish-koleg i yni. Ai nisi operacionin Fshesa pikërisht së pari më mua-" u shpreh gazetarja, Magdalena Alla.

Kujtojmë se pas emërimit të Pezës në krye të RTSH nisi një valë spastrimesh padrejtësisht nga televizioni pasi nuk ishin 'njerëz të besuar' të drejtuesit.

Gazetarët janë ankuar se shkarkimi i tyre është stisur me lloj lloj marifetesh, vetëm pasi nuk pranon të ishin marioneta të Pezes, por donin të kryenin punën me profesionalizëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco