Kryediplomatja gjermane para mbledhjes së Komitetit të Ministrave: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën

Kryediplomatja gjermane para mbledhjes së Komitetit të Ministrave: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën

12:15, 17/05/2024
A+ Aa A-

Kryediplomatja gjermane para mbledhjes së Komitetit të Ministrave: Kosova të bëjë gjithçka që ta sigurojë shumicën

Kryediplomatja gjermane, Analena Baerbock, i ka bërë sot edhe një herë thirrje Kosovës që të plotësojë kushtet sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që Gjermania të inkurajrojë shumicën për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, shkruan Gazeta Express.

Para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg, ajo para gazetarëve ka deklaruar se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Në faqen e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë është publikuar deklarara e Baerbock ku ajo kërkon që çdo kush që ka përgjegjësi në Kosovë duhet duhet të bëjë gjithçka që shumica e nevojshme në favor të Kosovës arrihet së shpejti.

“Të gjithë të përfshirët dhe të gjithë përgjegjës në Kosovë tani duhet të bëjnë gjithçka për të siguruar që shumica e kërkuar në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të arrihet së shpejti”, thuhet në faqen zyrtare./Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco