Stërmundimi i SPAK për të amnistuar firmëtarët kryesorë të vjedhjes së shekullit

Stërmundimi i SPAK për të amnistuar firmëtarët kryesorë të vjedhjes së shekullit

11:19, 17/05/2024
A+ Aa A-

Pas Erion Veliajt, Prokuroria e Posaçme thirri në SPAK Belinda Ballukun, zëvendëskryeministren e Ramës për të dëshmuar për inceneratorin e Tiranës.

Sot (17 maj) është paraqitur në SPAK edhe njeriu hije i kryeministrit, Sekretari i Përgjithshëm i tij, për të dëshmuar për aferën korruptive të shekullit.

Ajo që bie në sy është hetimi i ‘kontrolluar’ që po bëjnë dumanët e drejtësisë se re për një vjedhje që ka lënë gjurmë ashiqare dhe ka emra konkretë që kanë ekzekutuar me firmën e tyre vjedhjen.

I pari është Edi Rama që ka firmosur fap-fap-fap 17 vendime brenda ditës. I dyti ësthë Erion Veliaj i cili ka firmosur në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Por as njëri, as tjetri nuk kanë ende një një akuzë dhe ndaj asnjërit nuk po bëhet hetim i thelluar.

SPAK ecën me hetimin si në një territor të minuar, dhe kjo jo se nuk ka kapcitet të hetojë, apo nuk di të hetojë, por sepse kjo aferë korruptive duhet të mos prekë përgjegjësit e vërtetë, Ramën dhe Veliajn, po të mbetet në nivele të dyta - të treta.

Arsyeja e vetme pse po bëhet zhurmë nga SPAK kohët e fundit, gjoja po hetohet afera e inceneratorëve, është në fakt vetëm derivat i luftës politike Rama – Veliaj. Të dy duket se kanë hyre në një rrugë pakthim përplasjeje, të dy kanë ndikim në SPAK dhe secili po mundohet t’ia faturojë tjetrit vjedhjen për të shpëtuar veten.

SPAK-u në këtë histori është thjeshtë një instrument politik nën influencën e këtyre dy njerëzve, që për nga hierarkia dhe niveli politik janë dy njerëzit më të pushtetshëm të Rilindjes. Pra, SPAK po stërmundohet si t’i shpëtojë këta dy ekzekutues të supervjedhjes së shqiptarëve, të cilët tashmë janë në një luftë të hapur mes tyrë për vijimësinë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco