SYRI TV/ Skandali me Shkollën e Magjistraturës në Kuvend, Noka: Arben Rakipi, ish-spiun sigurimi

19:30, 02/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka denoncoi në Kuvend skandalin me shkollë e magjstraturës, ndersa hodhi akuza se kreu i saj Arben Rakipi është spiun i ish sigurimit të shtetit.

Noka akuzoi edhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani dhe kryeprokurorin Olsian Cela se nuk guxojnë te hetojnë krimin shtetëror pasi Rakipi është mentori i tyre. 

Këto deklarata sollë ndërhyrjen e ministrit të brendshëm Taulant Balla, ndërsa në debate Noka u përfshi edhe me deputetin e PS, Eduart Shalsi

SYRI TV

Nga Foltorja e Kuvendit, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka denoncoi skandalin me shkollën e Magjistytaturës, duke hedhur akuza se kreu i saj Arben Rakipi është spiun i ish Sigurimit  të Shetitt.

Sipas Nokës ky është hapi i rradhës i maxhorancës për ta kthyer reformen ne drejtësi në fnksion të PS, ndërsa akuzoi edhe kreu e SPAK-ut Altin Dumani dhe kryeprokurorin Olsain Cela  se nuk guxojnë te hetojnë këtë krim shtetëror. 

Denoncimi i këtij skandali nxiti debate mes Nokës dhe Ministrit të brenshëm Taulant Balla, i cili ndërhyri duke i kërkuar Nokës mos të sulmojë drejtësinë. 

Deputi Flamur Noka  u paraqit në Kuvend me një bluze ku shkruhej “lironi  liderin e opozotës”, si mesazh mbeshtetje ndaj kreut të PD, Sali Berisha që mbahet në arrest shtëpie.

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco