Ina Zhupa: Gjykata Kushtetuese e shpalli grek Butrintin, qeveria fsheh raportin e UNESCO

20:22, 02/05/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje vendimin e Kushtetueses e cila rrëzoi ankimimin e opozitës lidhur me koncesionin e Butrintit.

Zhupa u shpreh se ishte qeveria ajo e cila fshehu raportin e UNESCO dhe gjyqtarët janë vënë në shërbim të qeverisë.

Zgjodha të flas para jush për të ndarë një betejë për të cilën na keni mbrojtur, betejën për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore, betejën për mbrojtjen e Butrintit. Rreth një vit e gjysmë  që përballeshim ku në Gjykatën Kushtetuese, ku qeveria fshehu dhe raportin e UNESCO-s, një raport që thoshte se marrëveshja e dëmton Butrintin.

Pavarësisht çfarë thoshte UNESCO, pavarësisht se kishte 18 shkelje kushtetuese, gjykata vendos me shumicë votash të rrëzojë kërkesën e opozitës, vendosi ta quante grek Butrintin.

Gjyqtarët janë vënë në shërbim të qeverisë. Çështja e Butrintit do dërgohet në SPAK dhe të gjithë ata që po vjedhin  trashëgiminë natyrore dhe po tjetërsojnë vlerat e Shqipërisë , do jenë pjesë e gjykimit të SPAK

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco