TUBIMI/ Topalli: Një vend që mban kryetarin e opozitës në arrest, është një vend me një demokraci që ka rrëshqitur

20:38, 02/05/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka qënë sot e pranishme në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, ku tha se në një vend që kryetari i opozitës është në arrest ... është një vend me një demokraci që ka rrëshqitur.

Në një vend që kryetari i opozitës është në arrest është një vend me një demokraci që ka rrëshqitur.

Një vend ku kryetarët, titullarët e institucioneve figurojnë si figurat më të korruptuara të historisë se Shqipërisë dhe janë të lirë, është një vend që rrezikon  të shkojë drejt shtetit të mafias.

Një vend ku mbijeton padrejtësia, është shteti ku qeveria është vetëm një bandë.

Në një vend që avionet bien me drogë në bregdet apo mal, është vend që rrezikon të shkojë drejt të pasigurtës.

Një vend që mban kryetarin e opozitës pa çështje, pa dosje, pa fakte, pa prova, është një vend që rrezikon në çdo moment të qënies së tij si shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco