FOTO/ Pensionistët sërish në protestë kundër Ramës: Boll u tallët me ne

FOTO/ Pensionistët sërish në protestë kundër Ramës: Boll u tallët me ne

11:53, 06/11/2024
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe këtë të mërkurë, pensionistët kanë dalë në protestë pasi pensionet e tyre jo vetëm nuk u rritën, por u indeksuan me vonesë dhe jo në përputhje me rritjen galopante të çmimeve.

Mes tyre, të shumtë ishin ata që me vështirësi qëndronin në këmbë, teksa kërkonin të drejtat bazike për një jetë me dinjitet.

Kjo ishte protesta e tretë brenda muajit ku ata janë mbledhur pranë kryeministrisë për të kërkuar të drejtat e tyre dhe pensione dinjitoze për të përballuar jetesën.

‘Të gënjyer nga qeveria, të braktisur nga media!

Mjaft me tallje, rrisni pensionet'

‘Deputetët 100% rritje page, pensionistët 4.1%

‘Kërkojmë rritje pensioni'- janë disa nga mesazhet e tyre.

FOTO GALERI: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco