Lajmi i fundit

'Filloi t'i rridhte gjaku nga poshtë kokës...'- SYRI TV flet me dëshmitaren e parë të dhunës mbi avokatin Sokol Mëngjesi

VIDEO/ Berisha: Skrapi i partisë ka në dosje dy shkresa të saj për Erion Veliajn, por vepron si mercenar

20:37, 15/05/2024
A+ Aa A-

Në fjalën e përnatshme në tubimin qytetar, lideri i opozitës ka përmendur edhe dëshminë e Belinda Ballukut për inceneratorin e Tiranës.

Berisha tha SPAK ka në dosje dy shkresa të Ballukut për Erion Veliajn, por po vepron si mercenar.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

A mundet të ecim më tutje me Edi Ramën, që ndërron për interesat e pasurimit të tij, mbyll portin shekullin të shqiptarëve, gjobit shqiptarët me 800 milionë euro për portin e ri. Për vetë ndërton Dubai City-n.

A mundet të durojmë ne më tutje këtë mynxyrë që ka pllakosur vendin?

Këtë shpurë hajdutësh?

Kurrën e kurrës!

Të dashur miq, sot Skrapi i partisë thirri Belinda Ballukun.

E thirri, ua them unë, shikoni taktikën e mercenarit. Arreston hajdutë të vegjël dhe u thotë qeveritarëve, i thotë Erion Veliajt, se po arrestoj hajdutët që të kanë vjedhur ty.

Po ka hajdut në botë si Erion Veliaj? Ai nuk e meriton të rrijë asnjë sekondë në bashki.

Ndaj dhe e marta duhet të jetë dita e fundit të tij.

E thirrën Belindën sot në një kohë kur kanë në dosje dy shkresa në të cilat i thotë Erion Veliajt se ke detyrë të mbikëqyrësh dhe të raportosh për çdo punim të bërë në djegësin e Tiranës.

Të mbikëqyrësh njësinë e mbikëqyrjes.

Të raportosh situacionet, shpenzimet dhe çdo gjë.

Po pse Erion Veliaj nuk e vuri një ditë të vetme në punë njësinë  e mbikëqyrjes?

Sepse paratë nuk duhet të mbikëqyreshin, por të vidheshin.

Sepse nuk duhej të bëhej punë, por duhej që paratë të vidheshin.

A ka hipokrizi më të madhe se kjo që bën Skrapi i partisë, afërmendshi i Edi Ramës?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco