‘Show-n e Greqisë e sqaroi drejtori i teatrit’/ Topalli: Regjimi 5D, filozofia që konsideron çdo shqiptar si shërbëtor

‘Show-n e Greqisë e sqaroi drejtori i teatrit’/ Topalli: Regjimi 5D, filozofia që konsideron çdo shqiptar si shërbëtor

20:25, 13/05/2024
A+ Aa A-

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli, ka theksuar se show i kryeministrit Edi Rama në Greqi u sqarua shumë mirë nga drejtori i Teatrit të Fierit, i cili zbuloi se kishin shkuar me detyrim në atë takim.

Topalli u ndal sërish te afera korruptive 5D dhe inceneratorit të Tiranës, ku u shpreh se është skema më korruptive që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës dhe koncepti që këta kanë për shtetin.

‘Ajo skemë e 5D-ve është mentaliteti i tyre është filozofia e tyre është fakti që ata konsiderojnë çdo njërin prej shqiptarëve si shërbëtorë të tyre, është nocioni i tyre për të konsideruar çdo cm të tokës shqiptare  si pronë të babës dhe të gjyshit të tyre, është si formë e arrogancës së njeriut që është pasuruar pa mund pa djersë por duke grabitur qytetarë burra gra të rinj të reja të ndershëm të këtij qyteti’, u shpreh Topalli në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Topalli: Nuk dua t’i bëj koment atij show që bëri dje në Greqi pasi ne e dinim shumë mirë se çfarë ka ndodhur por besoj se edhe ata që nuk kuptojnë shumë nga politika dhe manipulimi janë sqaruar shumë mirë nga drejtori i Teatrit të Fierit.

Ishte një takim për të harruar atë që ndodh realisht në vendin tonë. Asgjë normale nuk është në shtetin tonë, asgjë normale nuk është në jetën e shqiptarëve. Kurrë në tre dekada nuk ka ndodhur të ketë regjim të 5D-vë, kam parë dhe kam dëgjuar për korrupsion në vende të ndryshme dhe e di që duhet një vullnet i madh politik për ta luftuar atë, por të ketë skemë korrupsioni si 5D-ja dhe inceneratori as kam parë as kam dëgjuar në asnjë vend as të rajonit as të Europës as të Afrikës as të vendeve të tjera.

Ajo skemë është koncepti që këta kanë për shtetin. Ajo skemë e 5D-ve është mentaliteti i tyre është filozofia e tyre është fakti që ata konsiderojnë çdo njërin prej shqiptarëve si shërbëtorë të tyre, është nocioni i tyre për të konsideruar çdo cm të tokës shqiptare  si pronë të babës dhe të gjyshit të tyre, është si formë e arrogancës së njeriut që është pasuruar pa mund pa djersë por duke grabitur qytetarë burra gra të rinj të reja të ndershëm të këtij qyteti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco