VIDEO/ Berisha: Erion Veliaj po bën gjithçka duke menduar se do t’ia hedhë. Pa kaluar mbi trupat tonë, nuk ia hedh kurrë o hajdut!

20:31, 13/05/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, ‘Erion Veliaj po bën gjithçka duke menduar se do t’ia hedhë. Pa kaluar mbi trupat tonë, nuk ia hedh kurrë o hajdut!’

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju demokratëve, qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të lirisë, dinjitetit njerëzor, shpresës dhe besimit te Shqipëria.

Të dashur miq, sonte në emër tuaj ftoj çdo shqiptar të bashkohet me ne në protestën e madhe, në mosbindjen civile, në zemërimin popullor tek Bashkia e Tiranës për çlirimin e saj.

Miq, Edi Rama është i aftë të instalojë çdo skenar.

Të ndërmarrë çdo veprim, vetëm e vetëm të shpërqendrojë goditjen tonë, të shpërqendrojë betejën tonë, zemërimin tonë.

Por ne, nesër jemi të gjithë te bashkia.

Jemi në revoltë.

Jemi në mosbindje civile ndaj modelit dhe autorit të modelit të vjedhjes 100 përqind të shqiptarëve.

Ndaj poshtërimit të qytetarëve shqiptarë.

Kundër tiranisë së vjedhjes së shqiptarëve, varfërimit, mjerimit të tyre, largimit të tyre të detyruar nga Shqipëria për shkak të skamjes dhe vrasjes së shpresës.

Qytetarë dhe qytetare, beteja kundër vjedhjes është beteja më civile, beteja më dinjitozë, beteja më e rëndësishme për fatin tonë dhe të ardhmen tonë.

Në qoftë se ne u lejojmë fatin në duart e atyre që si lukuni na vjedhin ditën dhe natën, ne nuk kemi të ardhme.

Ne nuk kemi dinjitet.

Ne kemi një gjallesë që nuk e meritojmë kurrë.

Ndaj dhe le të ngrihemi ne në lartësinë e guximit tonë. Mençurisë sonë. Vendosmërisë tonë dhe t’i japim nesër Erion Velisë përgjigjen finale që ai meriton.

Erion Veliaj po bën gjithçka duke menduar se do t’ia hedhë. Pa kaluar mbi trupat tonë nuk ia hedh kurrë o hajdut.

Kurrë, kurrë!

Ndaj dhe me guxim përpara. Me zemërim përpara.

Fitore dhe vetëm fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco